• e diel, 22 dhjetor 2024

Zëvendësministrja Zekolli Shaqiri, përfaqëson Maqedoninë e Veriut në konferencën e UNECE për transportin në Gjenevë

Zëvendësministrja Zekolli Shaqiri, përfaqëson Maqedoninë e Veriut në konferencën e UNECE për transportin në Gjenevë

Shkup, 13 nëntor 2024 (MIA) - Zëvendësministrja e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri, sot ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga UNECE për Transportin në hapësirat e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Në fjalimin e saj, ajo prezantoi gjendjen aktuale të sektorit hekurudhor në Maqedoninë e Veriut dhe theksoi hapat e rëndësishëm që qeveria ka ndërmarrë për përmirësimin e këtij sektori strategjik, përfshirë projektet prioritare si Korridori 8 dhe lidhjen e drejtpërdrejtë hekurudhore me Bullgarinë.

"Përkushtimi ynë si qeveri është për ta avancuar transportin hekurudhor si një shtyllë kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të forcuar lidhjet rajonale", ka deklaruar Zekolli Shaqiri.

Ajo ka shprehur gjithashtu vlerësimin për profesionalizmin dhe ekspertizën e delegacioneve të pranishme, duke nënvizuar se bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor për përparimin e mëtejshëm në këtë sektor.

Pjesëmarrja e Zekolli Shaqiri në këtë konferencë është pjesë e përpjekjeve të Maqedonisë së Veriut për të forcuar pozicionin e saj në rrjetin e transportit evropian dhe për të krijuar mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal. mb/

Foto: Ministria e Transportit e RMV

QËNDRONI TË LIDHUR