• e premte, 22 nëntor 2024

Toshkovski për vizitë në Qendrën për luftë kundër terrorizmit në Hungari

Toshkovski për vizitë në Qendrën për luftë kundër terrorizmit në Hungari

Shkup, 13 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brnedshme, Pançe Toshkovski në suaza të vizitës në Budapest i vizitoi departamentet e specializuara TEK (Qendra për luftë kundër terrorizmit) dhe Keszenleti Rendőrség (Departamenti për përgjigje të shpejtë dhe shërbime speciale policore) të policisë hungareze.

Siç informojnë nga Ministria, Toshkovski e kryesoi delegacionin e MPB-së në Konferencën e shtatë ministrore të Procesit të Budapestit.

"Në kuadër të dy vizitave realizova takime me drejtorë, të cilëve iu prezantua struktura organizative dhe kapacitetet e këtyre departamenteve, si dhe qasja e tyre në përballje me sfidat bashkëkohore të sigurisë. Biseduam për mundësitë për bashkëpunim në pjesën e trajnimeve për forcat tona policore, me qëllim të prëforcimit të kapaciteteve dhe avancimit të njohurive dhe shkathtësive të cilat janë me rëndësi vitale për përballjen me situatat më të ndryshme të sigurisë. Ky këmbim i përvojave më bindi se ekziston mbështetje e fuqishme dhe gatishmëri për veprim të përbashkët dhe partneritet, që do të kotnribuojë për siguri më të mirë në rajonin tonë", theksoi Toshkovski.

Ministri Toshkovski e potencoi gatishmërinë e ndërtimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe partneriteteve tl cilat do ta përforcojnë policinë tonë dhe do të ofrojnë më shumë siguri për qytetarët tanë. ab/

Foto: МРB

QËNDRONI TË LIDHUR