Mjegull në drejtimin rrugor Gradsko - Pletvar
- Dukshmëri të ulur për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 50 - 70 metra ka në drejtimin rrugor Gradsko - gryka malore Pletvar, kumtoi NP Rrugët e Maqedonisë.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:05, 13 nëntor, 2024

Shkup, 13 nëntor 2024 (MIA) - Dukshmëri të ulur për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 50 - 70 metra ka në drejtimin rrugor Gradsko - gryka malore Pletvar, kumtoi NP Rrugët e Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Të gjitha drejtimet rrugore në shtet janë të kalueshme. Në disa drejtime rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka malore është e mundur paraqitja e shembjeve të imëta.
NP Rrugët e Maqedonisë bën thirrje për drejtim tëkudjesshëm të automjeteve, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor, si dhe adaptim të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.
Foto: МIА arkivi