• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim privat i kryeminstrit polak me Trampin

Takim privat i kryeminstrit polak me Trampin

Uashington, 18 prill 2024 (MIA) - Presidenti polak, Andzhej Duda kumtoi se gjatë kohës së vizitës së tij në Nju-Jork, dje ka pasur takim privat me ish presidentin amerikan dhe kandidatin republikan për president, Donald Tramp.

Shtabi zgjedhor i Trampit i ka përshkruar dy politikanët si "miq të shkëlqyer", thuhet në deklaratë për takimin, ku shtohet se ata diskutuan propozimin e presidentit Duda që vendet e NATO-s të shpenzojnë të paktën tre për qind të BPV-së për mbrojtje.

Duda, mandati i të cilit skadon në vitin 2025, ishte një nga partnerët ndërkombëtarë të Trampit, kur ai ishte president.

"Donald Tramp më ka ftuar në banesën e tij private, ashtu të thuhet. Ky është thjesht takim privat gjatë qëndrimit tim këtu në Nju-Jork", deklaroi Duda.

Trump, të cilit i gjykohet në Nju-Jork me akuzë për blerjen e heshtjes së aktores pornografike, Stormi Daniels për marrëdhënien e tyre, është në garë të ngushtë kundër demokratit aktual, Xho Bajden para zgjedhjeve presidenciale në nëntor.

Shumë liderë evropianë kanë frikë kohë të gjatë se mandati i ri i Trampit mund të nënkuptojë reduktim të mbështetjes amerikane për Ukrainën, e cila kufizohet me Poloninë, por dhe për aleancën e NATO-s.

"Presidenti Tramp me kënaqësi kujtonte vizitën e tij t rëndësishme në Poloni në vitin 2017 dhe përgëzoi popullin polak për mbrojtjen e palëkundur të sovranitetit të tyre dhe përkushtimin për të mbrojtur kufijtë evropianë nga çdo kërcënim", publikoi shtabi parazgjedhor i Trampit në kumtesë për shtyp. rq/bsh/

Foto: arkivi i EPA

QËNDRONI TË LIDHUR