Takim Murtezani - Presker, janë riafirmuar marrëdhëniet e ngushta bilaterale
- Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot pati një takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker. Në takimin u rikonfirmuan marrëdhëniet e ngushta dypalëshe, si dhe partneriteti solid në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim dhe integrimit evropian.
- Post By Besnik Shuki
- 15:02, 11 shtator, 2024
Shkup, 11 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot pati një takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker. Në takimin u rikonfirmuan marrëdhëniet e ngushta dypalëshe, si dhe partneriteti solid në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim dhe integrimit evropian.
Siç informojnë nga Ministria e Çështjeve Evropiane, ministri Murtezani, në veçanti theksoi rëndësinë e investimeve në projekte infrastrukturore të mbështetura nga fondet sllovene për zhvillim.
Ai theksoi se këto projekte paraqesin hapa të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës lokale, dhe se mbështetja dhe investimi në këto fusha do të kenë një efekt afatgjatë pozitiv, duke krijuar kushte më të mira dhe inkurajimin e rritjes ekonomike.
"Në të njëjtën kohë, Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të sinqertë nga Sllovenia, si vend mik dhe aleat i ynë besnik në realizimin e synimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar angazhimin e saj parimor për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata diskutuan edhe për modalitetet e bartjes së përvojës dhe njohurive sllovene në procesin e anëtarësimit në Union", thuhet në kumteësn e Ministrisë së Çështjeve Evropiane. bsh/