• e martë, 24 dhjetor 2024

Takim i presidentit Pendarovski me delegacionin e Këshillit Paqësor nga SHBA

Takim i presidentit Pendarovski me delegacionin e Këshillit Paqësor nga SHBA

Shkup, 9 prill 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim delegacionin e Këshillit Paqësor nga SHBA, i cili është për vizitë në vendin tonë, kumtoi Kabineti i presidentit.

Duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri dhe aleati ynë më i madh strategjik në NATO, presidenti Pendarovski theksoi se mbështetja e mëtejshme amerikane është edhe më tej e rëndësishme për vazhdimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE.

"Në takim bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut me SHBA-në në kontekst të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimit të sektorit joqeveritar. Ndërkohë, u bë fjalë edhe për zhvillimet gjeopolitike, si dhe për situatën në rajonin më të gjerë", thuhet në kumtesë.

Përfaqësuesit e organizatës e njoftuan presidentin Pendarovski me rrjedhën e aktiviteteve të tyre, të cilat janë në drejtim të angazhimit, dialogut dhe bashkëpunimit global. rq/bsh/

Foto: Kabineti i presidentit Stevo Pendarovskit

QËNDRONI TË LIDHUR