• e mërkurë, 26 qershor 2024

Takim i presidentes Siljanovska - Davkova me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Kadriu

Takim i presidentes Siljanovska - Davkova me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Kadriu

Shkup, 13 qershor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në vigjilje të mbajtjes së Samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, u takua me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Në takim u vlerësua se të dy vendet kanë një dialog të shkëlqyer politik dhe u shpreh interesi për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm dypalësh dhe forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Presidentja Siljanovska-Davkova, siç njoftoi Kabineti i saj, theksoi se në interes të stabilizimit të mëtejmë dhe prosperitetit ekonomik të rajonit, është e nevojshme të investohet në bashkëpunimin rajonal, për të siguruar mbarëvajtjen e proceseve integruese evropiane të vendeve të rajonit, si dhe zbatimin konsekuent të axhendës reformuese.

Në këtë drejtim, dy presidentet shkëmbyen mendime për perspektivën evropiane të rajonit, si dhe për sfidat politike dhe të sigurisë në nivel rajonal dhe multilateral.

Duke theksuar se dy vendet janë partnerë të rëndësishëm tregtarë, në takim u shpreh gatishmëria për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjes infrastrukturore. mb/

Foto: Kabineti i Siljanovska-Davkovës

 

QËNDRONI TË LIDHUR