• e diel, 22 dhjetor 2024

Takim i ministrit të Drejtësisë Filkov me ambasadorin austriak Pamer

Takim i ministrit të Drejtësisë Filkov me ambasadorin austriak Pamer

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov realizoi takim me ambasadorin e Austrisë, Martin Pamer, ku u bisedua për bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve, projektet e përbashkëta dhe reformat e planifikuara në gjyqësor.

"Në periudhën e ardhshme pritet të fillojnë aktivitetet në sferat e dakorduara të cilët dalin nga memorandumi i nënshkruar të cilin një vit më parë e nënshkruan ministritë e të dy vendeve për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe zbatimit të principeve të sundimit të ligj, reforma në fushën e së drejtës civile dhe penale, reformat në luftën kundër korrupsionit, digjitalizimi në gjyqësor", kumtoi Ministria e Drejtësisë.

Në takimin e sotëm, theksohet në kumtesë, është dakorduar që të intensifikohet bashkëpunimi me Austrinë "përvojat dhe njohuritë e së cilës do të jenë në ndihmë të madhe për vendin tonë në procesin e zbatimit të reformave dhe luftës kundër korrupsionit". rq/

Foto: Ministria e Drejtësisë

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR