• e premte, 19 korrik 2024

Takim i ministrit Nikollovski dhe Shaoshing Ju, drejtoreshë e Bankës botërore për Ballkanin Perëndimor

Takim i ministrit Nikollovski dhe Shaoshing Ju, drejtoreshë e Bankës botërore për Ballkanin Perëndimor

Shkup, 18 korrik 2024 (MIA) - Zhvillim urban i komunave dhe përmirësim i ekonomisë lokale, është një nga prioritetet e Qeverisë, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Niukoillovski në takimin me Shaoshing Ju, drrejtoreshë e Bankës botërore për Ballkanin Perëndimor dhe Masimiliano Paoluçi, drejtor i zyres së Bankës botërore për Maqedoni dhe Kosovë.

Siç deklaruan sot nga Ministria e Transportit, Nikollovski ka potencuar se Qeveria përmes Ministrisë së Transportit po e fillon ciklin më të madh investues në zhvillim dhe modernizim të infrastrukturës së përgjithshme.

Sipas ministrit, investimet në të mira kapitale sjellin bvenefite shtesë për qytetarët dhe e stimulojnë ekonominë e shtetit.

Në takimin me përfaqësuesit e Bankës botërore u bisedua edhe për realizimin e projekteve infrastrukturore që po realizohen mu me mbështetje financiare nga Banka.

Ministri e potencoi projektin "Lehtësim i transportit dhe tregtisë për Ballkanin Perëndimor" përmes të cilit në kohë të shpejtë do të fillojë rikonstruimi i vendkalimeve kufitare Qafë Thanë dhe Deve Bair.

Gjithashti në kuadër të bashkëpunimit me Bankën botërore u cek edhe projekti për vendoje të sistemit njësportel përmes të cilit do të rritet efikasiteti në punën e të gjitha vendkalimeve.

Nikollovki shprehi falënderim për bahskëpunimin e deritnaishëm, posaçërisht në pjesën e ndërtimit dhe rikonstruimit të rrugëve lokale si projekt kyç për zhvillim urban të komunave dhe përmirësim të sigurisë në komunikacion. ab/

Foto: Ministria e Transportit

QËNDRONI TË LIDHUR