Takim i ministres Bozhinovska me ambasadorin spanjoll, Soriano Ortiz
- Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale, Sanja Bozhinovska, realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rafael Soriano Ortiz. Në takim u shqyrtuan mundësitë për thellim të bashkëpunimit bilateral në fushën e energjetikës, me theks të veçantë në zhvillimin e burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe energjisë së gjelbër, informojnë nga Ministria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:25, 29 nëntor, 2024
Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale, Sanja Bozhinovska, realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rafael Soriano Ortiz. Në takim u shqyrtuan mundësitë për thellim të bashkëpunimit bilateral në fushën e energjetikës, me theks të veçantë në zhvillimin e burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe energjisë së gjelbër, informojnë nga Ministria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale.
Dy bashkëbiseduesit e cekën rëndësinë e këmbimit të prëvojave dhe njohzrive në këto fusha, posaçërisht në kontekst të përpjekjeve globale për tranzicion energjetik dhe ulje të emetimeve të gazrave të qelqta.
Ministrja Bozhinovska shprehi falënderim për mbështetjen që Mbretëria e Spanjës ia jep Maqedonisë së Veriut, si në kuadër të BE-së, ashtu edhe përmes nismave të dnryshme bilaterale.
Ambasadori Soriano Ortiz, ndërkaq e konfirmoi gatishmërinë e Spanjës për vazhdim dhe avancim të këtij bashkëpunimi, posaçërisht përmes projekteve të reja të përbashkëta në sektorin energjetik.
"Maqedoninë dhe Spanjën i ndërlidhin 30 vite të marrëdhënieve të pasura diplomatike dhe miqësisë tradicionale. Këto marrëdhënie bazohen në bashkëpunim të sinqertë dhe vizion të ndarë për zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet", theksoi ministrja Bozhinovska, duke shtuar se të dy vendet do të vazhdojnë të punojnë në përforcimin e partneritetit të vet në sfera të ndryshme. ab/
foto: Ministria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale