• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim Dimovska - Lejenberger: Konfirmohet vazhdimësia e bashkëpunimit të shkëlqyer me Bundestagun gjerman

Takim Dimovska - Lejenberger: Konfirmohet vazhdimësia e bashkëpunimit të shkëlqyer me Bundestagun gjerman

Shkup, 18 tetor 2024 (MIA)- Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, sot realizoi takim me zëvendëssekretaren e përgjithshme të Bundestagut Gjerman, Sashka Lejenberger, ku përveç nëpunësve të Kuvendit ishte i pranishëm edhe ambasadori ynë rezident, Ylber Sela.
 
Në takim u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer dhe i vazhdueshëm ndërmjet dy parlamenteve dhe u shqyrtuan propozimet për përcaktimin e bashkëpunimit në vitet në vijim.

Dimovska, në fillim shprehu mirënjohjen për intensitetin dhe dinamikën e shkëmbimit të ekspertizës, praktikave të mira dhe përvojave midis Bundestagut dhe Kuvendit. Fokusi i diskutimit ishte në drejtim të finalizimit të reformës për vendosjen e sigurimit parlamentar të pavarur në kontekst të pavarësisë së plotë institucionale të Kuvendit. Takimi u shfrytëzua edhe për të iniciuar mundësi të reja të bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të të dy parlamenteve, në përputhje me nevojat e Kuvendit dhe në fushat për të cilat kemi çështje të hapura dhe që kërkojnë përshtatje të plotë. E theksoi veçanërisht rëndësinë e programit IPS, i cili zbatohet çdo vit për të rinjtë nga vendi ynë që praktikojnë në Bundestagun Gjerman dhe në këtë mënyrë fitojnë përvojë dhe njohuri të paçmueshme për punën parlamentare. Pasi kthehen në shtëpi, ato përvoja i ndajnë në Kuvend. Dimovska i bëri ftesë kryesisë së shërbimit të Bundestagut që të vizitojë Kuvendin tonë.

Ndërkohë, Lejenberger shprehu kënaqësi të veçantë për takimin e sotëm, duke theksuar se Kuvendi është në fokus të prioriteteve të bashkëpunimit të Bundestagut, me bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdojë të thellohet në fushat tashmë të zbuluara dhe për tema të reja me interes të ndërsjellë. Ajo e vlerësoi si veçanërisht pozitive praktikën e bursistëve që kalojnë dy javë në Parlament para nisjes së tyre në Gjermani dhe njohjen me mënyrën e funksionimit të tij, si përvojë që është e dobishme dhe shërben për t'i bërë ata më të përgatitur për të filluar praktikën e tyre në Bundestag.

Bashkëbisedueset ranë dakord se në këtë botë dinamike, në të cilën çdo institucion duhet të jetë në hap me teknologjinë e re, parlamentet duhet të investojnë edhe më shumë në digjitalizimin, mbrojtjen e të dhënave, si dhe përfaqësimin e tyre më aktiv në rrjetet sociale, duke siguruar disponueshmëri më të madhe të informacioneve për qytetarët dhe për të rinjtë, por edhe në përfshirjen e publikut dhe ekspertëve në procesin legjislativ, në barazinë gjinore dhe buxhetimin, si trende të reja në punën parlamentare.

Foto: Kuvend

 

QËNDRONI TË LIDHUR