Perinski: Ndarja e përvojave me Estoninë për avancimin e politikës rajonale dhe efektiviteti i vetëqeverisjes lokale
- Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski sot është për vizitë zyrtare në Estoni, prej ku theksoi se sfidat me të cilat përballet Estonia dhe Maqedonia e Veriut në lidhje me zhvillimin rajonal të barabartë dhe vendosjen sistematike janë të ngjashme në një masë të caktuar. Kjo, sipas tij, hap një hapësirë për bashkëpunim të mëtejshëm dhe ndarje të përvojave me qëllim të avancimit të politikave rajonale dhe efektivitetit të vetëqeverisjes lokale.
- Post By Sara Ademi
- 16:45, 30 maj, 2025
Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski sot është për vizitë zyrtare në Estoni, prej ku theksoi se sfidat me të cilat përballet Estonia dhe Maqedonia e Veriut në lidhje me zhvillimin rajonal të barabartë dhe vendosjen sistematike janë të ngjashme në një masë të caktuar. Kjo, sipas tij, hap një hapësirë për bashkëpunim të mëtejshëm dhe ndarje të përvojave me qëllim të avancimit të politikave rajonale dhe efektivitetit të vetëqeverisjes lokale.
Perinski është për vizitë në Estoni së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Igor Janushev, ministrin e Transformimit Digjital Stefan Andonovski dhe përfaqësuesit e UNDP-së.
Siç kumtuan nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, në kuadër të vizitës e cila është mbështetur nga UNDP si një partner strategjik, delegacioni realizoi disa takime të rëndësishme me institucione kyçe të cilat kanë një rol udhëheqës në planifikimin dhe zhvillim strategjik të Estonisë, me fokus në monitorimin e sistemit të dokumenteve strategjike.

"Delegacioni zhvilloi bisedime me përfaqësues të Qendrës për Parashikim Strategjik, një institut udhëheqës që studion tendencat afatgjata dhe ndihmon institucionet të marrin vendime strategjike. Delegacioni zhvilloi edhe një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit e Qendrës Estoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim, në të cilin, ndër të tjera, u diskutua për modelet e ndryshme të strukturimit të ndihmës së huaj dhe zhvillimit rajonal në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane. Një nga pikat kyçe të vizitës ishte takimi me sekretarin e shtetit Keit Kasemets, në të cilin u diskutua strategjia "Estonia 2035", e cila përcakton vizionin dhe synimet strategjike për zhvillimin e vendit në pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme dhe bazohet në një proces gjithëpërfshirës të pjesëmarrjes së një game të gjerë aktorësh", njoftoi Ministria.
Perinski tha se vizita në Estoni ishte fokusuar në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira për monitorimin dhe implementimin e Strategjisë zhvillimore kombëtare 2024-2044, dokumenti strategjik më i rëndësishëm për vendin tonë.

Ai vlerësoi se vizita në Estoni është një mundësi e shkëlqyer për të parë praktikat më të mira, zbatimi i të cilave do të ndihmonte dukshëm në përmirësimin dhe avancimin e proceseve institucionale dhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike që ofrohen për qytetarët. Qëllimi, tha Perinski, është krijimi i sistemeve të qarta monitoruese kombëtare dhe komunave më të forta dhe moderne që do t'u përgjigjen sfidave të së ardhmes. sa/
Foto: Ministria e Vetëqeverisjes Lokale