• e martë, 02 korrik 2024

Tërmet i fuqishëm e goditi Japoninë

Tërmet i fuqishëm e goditi Japoninë

Tokio, 4 prill 2024 (MIA) - Tërmet me magnitudë prej 6,1 ballë sipas Shkallës rihter sot në mëngjes e goditi Japoninë, informon  EMSC.

Tërmeti është regjistruar në orën 12:16 sipas kohës lokale.

Lëkundja është ndjerë në prefekturat Ivate, Mijagi dhe Fukushima, njoftoi Agjencia meteorologjike japoneze.

Epiqendra e tërmetit ishte në breg të prefekturës Fukushima, rreth 40 kilometra nën tokë.

Deri më tani nuk ka informacione për të lënduar ose dëm material, ndërsa nuk është dhënë as alarm për cunami. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR