• e shtunë, 28 shtator 2024

Të paktën 52 viktima nga vala e të nxehtit në Nju-Delhi

Të paktën 52 viktima nga vala e të nxehtit në Nju-Delhi

 Nju-Delhi, 20 qershor 2024 (MIA) - Të paktën 52 persona kanë humbur jetën në Nju-Delhi nga vala intensive e të nxehtit, njoftuan sot mediat lokale.

 Sipas Tajms of India, të paktën 52 trupa janë sjellë në spitale në dy ditët e fundit, kryesisht njerëz të varfër që jetonin dhe punonin në ambient të hapur.

 Në India janë regjistruar më shumë se 40.000 raste të goditjes  nga i nxehti këtë verë dhe të paktën 110 vdekje të konfirmuara nga 1 marsi deri më 18 qershor, kur India veriperëndimore dhe lindore shënuan dyfishin e ditëve të zakonshme të valëve të të nxehtit për sezonin.

 

QËNDRONI TË LIDHUR