• e enjte, 27 qershor 2024

Të paktën 41 persona kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve në verilindje të Indisë

Të paktën 41 persona kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve në verilindje të Indisë

Nju Delhi, 6 tetor 2023 (MIA) - Të paktën 41 persona kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve në një luginë në verilindje të Indisë, shkaktuar nga vërshimi i liqenit akullnajorë në Himalajë.

Përmbytjet morën më shumë se 270 shtëpi dhe 11 ura, ndërsa miliona njerëz duhet patjetër të evakuohen, njoftuan autoritetet lokale.

Kur u vërshua, lumi ka depërtuar digën më të madhe në shtetin Sikim, duke përmbytur fshatrat në luginë.. Më shumë se 2,000 njerëz janë shpëtuar nga përmbytjet, kanë kumtuan nga Drejtoria shtetërore për menaxhim me fatkeqësitë në Sikim, duke shtuar se janë ngritur 26 kampe për më shumë se 22.000 njerëz që janë të prekur nga përmbytjet.

Qindra ekipe të shpëtimit janë ende në terren në kërkimin e rreth 100 njerëz të zhdukur.

Niveli i liqenit në Lonak po rritet gjatë viteve të fundit, sepse akullnajat po shkrihen për shkak ndryshimeve klimatike, e cila ushtron presin shtesë në digë. Megjithatë, shkaku i plasjes së digës ende nuk është konstatuar.

Ekspertët tregojnë për reshje të mëdha të shiut papritur në këtë zonë dhe tërmet me magnitudë 6,2 shkallë sipas Rihterit e cila ka goditur Nepalin një ditë para shpërthimit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR