• e enjte, 10 tetor 2024

Orban: Marrëveshja për ndarje të pozicioneve kryesore udhëheqëse në BE është e gatshme

Orban: Marrëveshja për ndarje të pozicioneve kryesore udhëheqëse në BE është e gatshme

Bruksel, 27 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri hungarez, Viktor Orban paralajmëroi se Hungaria nuk do ta mbështesë marrëveshjen për ndarjen e pozicioneve kryesore udhëheqëse të arritur mes Partisë popullore evropiane, socialdemokratëve dhe grupit liberal "Ta ripërtërini Evropën", duke e vlerësuar si "të turpshme".

"Ajo nuk bazohet në rezultatet e zgjedhjeve. Nëse bazohej në zgjedhjet, do të duhej të jetë koalicion mes EPP-së, socialistëve dhe ECR-së (Konservatorët evropianë dhe reformistët) të cilët janë të tretët. Por, në vend të ECR-së është zëvendësim "Ta ripërtërini Evropën", që është dëshmi se kjo është marrëveshje partiake, marrëveshje e turpshme", theksoi orban, duke shtuar se Hungaria "nuk mund ta mbështesë ktë marrëveshje".

I pyetur nëse do t'i mungojë kryeministri holandez Mark Rute, për të cilin ky është Samiti i fundit i BE-së para marrjes së funksionit sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Orban u përgjigj se "kjo do të ishte e tepërt".

Lidhur me ngjarjet në Gjeorgji dhe kritikat nga liderët evropianë para së gjithash lidhur me miratimin e të ashtuquajturit Ligj për agjentë të huaj, Orban theksoi se nuk sheh arsye për aq shumë zhurmë, sepse Qeveria gjeorgjiane e kryen mirë punën dhe ekonomia e vendit po përparon. ab/

Foto: Skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR