• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski: Shumica e vendeve anëtare të BE-së janë në anën e Ukrainës

Zelenski: Shumica e vendeve anëtare të BE-së janë në anën e Ukrainës

Bruksel, 27 qershor 2024 (MIA) - Me vendimin për mbështetjen e Ukrainës më shumë vende anëtare të BE-së kanë treguar se janë në anën e duhur, në anën e Ukrainës, deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski gjatë arritjes në Samitin e Unionit në Bruksel.

Në prani të kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, Zelenski shprehu falenderim deri te të gjithë liderët e BE-së për "rezultatin historik" me mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare me Ukrainën të martën dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në Union.

"E kemi pritur këtë për një kohë të gjatë. E dini se të gjithë, edhe civilët dhe sigurisht edhe heronjtë tanë në fushën e betejës, dëshirojmë të jemi në BE", deklaroi Zelenski, duke shtuar se fillimi i negociatave është "shumë i rëndësishëm për të gjithë, për mbarë Ukrainën". 

Ai theksoi se me liderët evropian do të bisedojë për "hapat e ardhshëm", mbi të gjitha për mbështetjen në mbrojtjen kundërajrore dhe për të gjithë pakon e ndihmës ushtarake, si dhe për vendimin për përdorimin e të ardhurave nga asetet e ngrira ruse.

Zelenski falënderoi për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të BE-së në Samitin e paqes për Ukrainën që u mbajt në Zvicër dhe njoftoi se me liderët evropianë do të diskutojë mbajtjen e një samiti të dytë. Sipas Zelenskit, Ukraina do të punojë me partnerët e saj në muajt e ardhshëm për të përgatitur një plan të përbashkët paqeje i cili do të diskutohet në samitin e ardhshëm të paqes.

I pyetur nëse Ukraina është gati për negociatat e paqes me Rusinë, Zelenski vuri në dukje se për momentin nuk ka asnjë plan paqësor nga pala ruse dhe se plani i saj i vetëm është që të zgjasë më shumë lufta.

Misheli, nga ana e tij, tha se javën e kaluar BE-ja ka punuar shumë për të mbështetur Ukrainën, fillimisht duke arritur Marrëveshjen midis Unionit dhe vendit e cila u nënshkrua para fillimit të Samitit, pastaj duke mbajtur Konferencën e parë ndërqeveritare dhe fillimin zyrtar të negociatave për anëtarësimin e shtetit në bllok, si dhe për mbështetje plotësuese, kryesisht mbështetje ushtarake dhe financiare, përmes vendimit për përdorimin e të ardhurave nga fondet e ngrira ruse për ndihmën për Ukrainën.

"Kur ukrainasit luftojnë për të mbrojtur të ardhmen e tyre, për të ardhmen e fëmijëve të tyre, kur luftojnë për të mbrojtur vendin e tyre, ata gjithashtu luftojnë për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta, ëndrrat tona për më shumë paqe, prosperitet dhe më shumë siguri", theksoi Mishel duke shtuar se BE-ja mbështet vlerat e Kartës së KB-së dhe integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. qa/

Foto: Skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR