• e diel, 22 dhjetor 2024

Borel: Samiti është mundësi e mirë të konfirmohet përkushtimi i BE-së për të mbështetur Ukrainën

Borel: Samiti është mundësi e mirë të konfirmohet përkushtimi i BE-së për të mbështetur Ukrainën

Bruksel, 27 qershor 2024 (MIA) - Ky Këshill evropian është posaçërisht i rëndësishëm sepse me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski do të nënshkruajmë marrëveshje për obligimet e sigurisë të bashkimit Evropian drejt Ukrainës, deklaroi sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel para fillimit të Samitit dyditor të Unionit në Bruksel.

"Këto obligime të sigurisë, mbulojnë edhe obligime ushtarake, diplomatike dhe financiare", theksoi Borel, duke shtuar se është mirë që është dakorduar përdorimi i të ardhurave nga mjetet e ngrira ruse për mbështetje të Ukrainës.

Sipas tij, ky Samit është mundësi e mirë të konfirmohet përkushtimi i BE-së në mbështetje për Ukrainën.

Ai shtoi se Evropa duhet t akompensojë kohën e humbur në sferën e mbrojtjes, përmes mbështetjes dhe financimit të kapaciteteve mbrojtëse evropaine dhe industrisë mbrojtëse.

"Kjo nuk do të jetë lehtë, sepse aas vendet anëtare, as BE-ja, nuk kanë tepricë metesh", theksoi Borell, duke shtuar se megjithatë duhet të investohet në industrinë mbrojtëse.

Sipas tij, kur filloi lufta në Ukrainë u tregua se 75 për qind e nevojave për kapacitetet ushtarake, BE-ja u]i furnizon nga vende të treta. "Kjo nuk mund të jetë sjelkje e prështatshme për një lojtar gjeostrategjik", theksoi Borell.

Borell foli edhe për situatën në Lindjen e Afërt, duke cekur se ekziston "shqetësim të madh" për ngjarjet në terren në kushte kur edhe Izraeli edhe Hamasi i refuzuan planin e presidentit amerikan Xho Bajden për ndërprerje të konfliktit në Gazë dhe Rezolutën e KB-së me çka ishte mbështetur ai plan.

"Shohim se urai po afron, bombardimi vazhdon, mbështetja humanitare nuk hyn në Gazë", tha Borell, duke cekru se gjendja në Gazë nuk po ndryshon dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të përballet me të.

Përfaqësuesi i i lartë tregoi se si rezultat i ngjarjeve në Gazë shënohet rritje e dhunës në Bregun Perëndimor dhe ekslaojnë tensionet në Liban, prandaj duhet të ndërmerren masa për ndryshim të gjendjes së këtillë. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR