• e martë, 05 nëntor 2024

Të paktën 29 palestinezë janë vrarë derisa kanë pritur dërgimin e ndihmave në Gazë

Të paktën 29 palestinezë janë vrarë derisa kanë pritur dërgimin e ndihmave në Gazë

Gazë, 15 mars 2024 (MIA) - Të paktën 29 palestinezë janë vrarë derisa prisnin ndihma në dy sulme të veçanta izraelite në Rripin e Gazës, njoftoi Ministria e Shëndetësisë nën kontrollin e Hamasit. 

Në incidentin e parë, sipas raportit të Hamasit, tetë persona janë vrarë në sulmet ajrore të enjten në një qendër të shpërndarjes së ndihmave në kampin Al-Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Në sulmin tjetër, të paktën 21 persona u vranë, ndërsa 150 janë plagosur. Ky sulm, sipas Hamasit, ishte kryer të enjten mbrëma tek palestinezët që prisnin në radhë për ndihmë në rrethrrotullimin e Kuvajtit në Gazë.

Rrethrrotullimi i Kuvajtit edhe më herët ishte cak i sulmeve ndaj palestinezëve të cilët prisnin rradhë për ndihma humanitare. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR