Armata ukrainase për herë të parë u përplas me ushtarë nga Koreja e Veriut
- – Trupat ukrainase për herë të parë u përplasën me njësitet koreanoveriore para pak kohësh të dislokuara që ta ndihmojnë Moskën në luftën me Kievin, deklaroi sot ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov.
- Post By Fitore Curri
- 17:55, 5 nëntor, 2024
Kiev, 5 nëntor 2024 (MIA) – Trupat ukrainase për herë të parë u përplasën me njësitet koreanoveriore para pak kohësh të dislokuara që ta ndihmojnë Moskën në luftën me Kievin, deklaroi sot ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov.
Një funksionar tjetër ukrainas deklaroi se armata ukrainase ka gjuajtur me artileri ndaj ushtarëve koreanoveriorë në zonën kufitare ruse Kursk.
Këto komente ishin raportet e para zyrtare se forcat ukrainase dhe koreanoveriore ishin përplasur.
Trupat ukrainase dhe koreanoveriore u përfshinë në “luftëra të përmasave të vogla” të cilët e shenuan fillimin e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të Phenianit në luftën në Ukrainë. Ushtarët koreanoveriorë ishin përzier me ushtarët rusë dhe ishin identifikuar gabimisht në uniformat e tyre. Për këtë është vështirë të thuhet nëse ka viktima nga Koreja e Veriut”, tha Umerov.
Theksoi se pret pesë njësite koreanoveriore, çdonjëra me rreth 3.000 ushtarë, të dislokohen në rajonin Kursk.
Andrij Kovalenko, shef i departamentit për luftë kundër dezinformatave në Këshillin e Sigurisë së Ukrainës, tha se “ushtarët e parë koreanoveriorë tashmë janë granatuar në rajonin Kursk”.
Vlerësimet e shërbimeve të inteligjencës amerikane, koreanojugore dhe ukrainase thonë se Pheniani dërgon rreth 12.000 ushtarë koreanoveriorë në front.
Pentagoni dje njoftoi se të paktën 10.000 ushtarë koreanojugorë gjenden në Rusi në afërsi të kufirit ukrainas. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s