Sondazh: Pothuajse gjysma e ukrainasve e mbështesin hyrjen e Ukrainës në NATO pa territoret e okupuara
- Pothuajse gjysma e ukrainasve ose 47 për qind e mbështesin hyrjen e Ukrainës në NATO pa territoret e okupuara nga Rusia, tregojnë rezultatet nga sondazhi i fundit.

Kiev, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Pothuajse gjysma e ukrainasve ose 47 për qind e mbështesin hyrjen e Ukrainës në NATO pa territoret e okupuara nga Rusia, tregojnë rezultatet nga sondazhi i fundit.
Hulumtimi tregon se 14 për qind më shumë ukrainas tani mbështesin një zgjidhje të këtillë në krahasim me qershorin e vitit 2023, publikoi Ukrainska pravda.
Sipas sondazhit, gjithsej 36 për qind e ukrainasve nuk janë të gatshëm ta mbështesin hyrjen e Ukrainës në NATO nëse një pjesë e territorit të saj mbetet e okupuar, që është për 16 për qind më pak sesa në qershorin e vitit 2023. mb/