Bajden do t'i ndjek zgjedhjet nga Shtëpia e Bardhë
- Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden do t'i ndjekë zgjedhjet presidenciale nga Shtëpia e Bardhë dhe nuk planifikon të merrë pjesë në ngjarje publike.
- Post By Fami Bajrami
- 18:16, 5 nëntor, 2024
Uashington, 5 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden do t'i ndjekë zgjedhjet presidenciale nga Shtëpia e Bardhë dhe nuk planifikon të merrë pjesë në ngjarje publike.
Administrata e Bajdenit theksoi se ai, së bashku me bashkëshorten Xhil dhe punonjësit në Shtëpinë e Bardhë së bashku do t'i ndjekin zgjedhjet.
Kandidat i Partisë Demokratike është nënpresidentja Kamala Harris, të cilën Bajden e mbështeti pasi u tërhoq nga gara. rq/bsh/
Foto: EPA