• e diel, 22 dhjetor 2024

Të paktën 22 persona e kanë humbur jetën në sulmet izraelite në Rafah

Të paktën 22 persona e kanë humbur jetën në sulmet izraelite në Rafah

Gazë, 29 prill 2024 (MIA) - Të paktën 22 persona e kanë humbur jetën në sulmet izraelite gjatë natës ndaj qytetit Rafah në pjesën jugore të Gazës, kumtuan autoritetet shëndetësore palestineze. Mes të vrarëve janë gjashtë gra dhe pesë fëmijë.

Nga fillimi i luftës, Izraeli rregullisht e eksponon Rafan në sulme ajrore dhe kërcënohet se do të dërgojë trupa tokësorë, duke pohuar se ky qytet është vatra e fundit e Hamasit në enklavën bregdetare.

Mbi një milion palestinezë kanë ikur në Rafah, duke kërkuar strehim në qytet, i cili gjendet në kufirin me Egjiptin. SHBA-ja dhe vendet tjera i kanë bërë thirrje Izraelit që të mos kryejë invazion për t'u shmangur katastrofa humanitare.

Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken sot e ka filluar misionin e tij të shtatë diplomatik në Lindjen e Afërt nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, para më shumë se gjashtë muajve. bsh/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR