• e premte, 25 tetor 2024

Të paktën 10 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, janë qëlluar në parkun ujor të qytetit në zonën e Detroitit

Të paktën 10 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, janë qëlluar në parkun ujor të qytetit në zonën e Detroitit

Detroit, 16 qershor 2024 (MIA) - Të paktën 10 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, janë qëlluar me armë zjarri në një park ujor periferik në zonën e Detroitit në SHBA, njoftuan agjencitë botërore.

Në vendin e ngjarjes është gjetur arma e përdorur në të shtënat, bëri të ditur policia. Sulmuesi ka qenë një burrë që ka dalë nga një automjet jashtë parkut ujor Bruklend Plaza në Roçester Hills, Miçigan dhe ka qëlluar rreth 30 të shtëna me një pistoletë gjysmë automatike Glok 9 milimetra, deklaroi sherifi i qarkut Oukland, Majkëll Bushar.

Roçester Hills ndodhet rreth 50 kilometra në veri të Detroitit. Autori i krimit është në kërkim. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR