• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të përqendrohemi në organizim më të mirë të sistemit për dhënien e pasaportave, ndërsa më pak në politikë, thotë Osmani

Të përqendrohemi në organizim më të mirë të sistemit për dhënien e pasaportave, ndërsa më pak në politikë, thotë Osmani

Shkup, 12 mars 2024 (MIA) - Masat e shteteve të BE-së dhe rajonit lidhur me pasaportat janë me qëllim që të lehtësohet kjo periudhë tranzicioni. MPB nuk duhet të niset nga ajo që të gjejë alibi ose ndojnë zgjidhje e cila do ta shtyjë zbatimin. Të përqendrohemi në organizim më të mirë të sistemit, ndërsa më pak në politikë, me qëllim që të rritet numri i pasaportave të lëshuar të qytetarëve, thotë shefi i diplomacisë, Bujar Osmani. 

Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën për media në MPJ ai theksoi se Mali i Zi kishte marrë vendim që të mos i pranojë pasaportat e vjetra, por pas takimit të tij me ministrin e Punëve të Jashtme të atij vendi në konferencën në Antali, janë marrë vesh që Podgorica të bëjë përpjekje ta ndjekë shembullin e shteteve të tjera të BE-së, si dhe të Zvicres.

"Zvicra ka marrë vendim të qartë në të cilin thotë se dokumentet janë të vlefshme për ne. Pra, Mali i Zi tashmë na ka njoftuar se do t'i njohin, gjegjësisht do të pranojnë pasaportat me emrin e vjetër nëse janë të vlefshme. Megjithatë, mendoj se këto janë masa që synojnë lehtësimin e kësaj periudhe tranzicioni. Mendoj se MPB nuk duhet të udhëhiqet nga gjetja e një alibi apo gjetja e një zgjidhjeje që do të vonojë zbatimin. Le të përqendrohemi në organizimin më të mirë të sistemit, në më pak parakalim, në më pak politikë, por në organizim më të mirë për të rritur numrin e pasaportave që u jepen qytetarëve. Nëse mund të ndihmojmë si MPJ, ne jemi këtu për të ndihmuar dhe këtë po e bëjmë. Ne riorganizuam PDK-të tona, dërguam diplomatë shtesë, dërguam stacione bazë shtesë, organizuam punë në dy turne, punë në fundjavë. Mendoj se ky duhet të jetë fokusi ynë për të rritur numrin e pasaportave të lëshuara. Dhe ne do të punojmë paralelisht për t'ua lehtësuar qytetarëve, por nuk na duhet që ky të jetë udhërrëfyesi ynë, pra shpresa se këtu ndoshta rregullat e lojës do të ndryshojnë vetvetiu dhe ne do të mund të bëjmë këtu punohet më me relaks", thotë Osmani duke treguar se MPJ-ja është e gatshme ta ndihmojë MPB-në në këtë proces, nëse për këtë ka vendim të Qeverisë.

Lidhur me disa reagime të caktuara, se ne vetë si shtet i kemi hequr pasaportat, gjegjësisht se kudo na lëshojnë me pasaportën e vjetër, ndërsa nuk mund të dalim nga vendi ynë me pasaportat tona, ministri Osmani thekson se ato ligje janë miratuar nga MPB para disa viteve se më 12 shkurt 2024 dokumentet e udhëtimit me emrin e vjetër bëhen të pavlefshme, ndërsa janë në funksion të zbatimit të Kushtetutës.

"Kjo ka qenë sipas gjitha gjasave në funksion të zbatimit të Kushtetutës, sepse në Kushtetutë neni 118 thotë se marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në Kuvendin tonë të cilat janë pjesë e rendit të brendshëm juridik nuk mund të ndryshohen me ligj. Kjo nënkupton që edhe po të mos ekzistonte ai ndrysim ligjor megjithatë Kushtetuta është ajo që është mbi ligjet. Kështu që, kishte gjasa pse MPB ka marrë vendime të tilla, por mendoj se tani është koha që të organizohemi. Kjo është fjala përfundimtare - të organizohemi që tu dalim në ndihmë qytetarëve, ndërsa ne ofrohemi që të ndihmojmë  MPB-në me të gjitha kapacitetet tona", tha Osmani në pyetjen e gazetarëve. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR