• e shtunë, 14 shtator 2024

Sulmues të armatosur kanë vrarë tre kufitarë në juglindje të Iranit

Sulmues të armatosur kanë vrarë tre kufitarë në juglindje të Iranit

Teheran, 12 shtator 2024 (MIA) - Persona të armatosur sot kanë vrarë tre kufitarë dhe kanë plagosur edhe një person në pjesën juglindore të Iranit, raportuan mediat shtetërore.

Agjencia iraniane Irna njoftoi se personat e armatosur në automobil kanë hapur zjarr ndaj automjetit të rojeve kufitare në rajonin Mirjave, në provincën juglindore Sistan dhe Beluxhistan, në afërsi të kufirit me Pakistanin, me ç'rast humbën jetën dy ushtarë dhe një oficer.

Gjatë sulmit u lëndua edhe një civil.

IRNA kumtoi se grupi militant Xhaish al-Adl, për të cilin thuhet se kërkon më shumë të drejta për pakicën etnike Boloçi, e ndërmori përgjegjësinë për sulmin.

Provinca, e cila kufizohet me Afganistanin dhe Pakistanin, shpesh herë është skenë e incidenteve në të cilat janë përfshirë grupet militante, kontrabandistë të armatosur të drogës dhe forcat e sigurisë iraniane.

Në dhjetor të vitit të kaluar militantët vranë dhjetëra policë në një sulm ndaj një stacioni policor.

Provinca Sistan dhe Beluçistan është njëra nga pjesët më të varfëra të Iranit. Marrëdhëniet midis shumicës së popullsisë myslimane sunite të rajonit dhe qeverisë teokratike shiite të Iranit kanë qenë prej kohësh të tensionuara. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR