• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sudani po përballet me krizë urie të përmasave historike, alarmojnë organizatat humanitare

Sudani po përballet me krizë urie të përmasave historike, alarmojnë organizatat humanitare

Kartum, 3 shtator 2024 (MIA) - Agjencitë për ofrim të ndihmës sot paralajmëruan se Sudani po përballet me gjendje të jashtëzakonshme urie në mes të luftës civile, por komuniteti ndërkombëtar fare nuk reagon ndaj situatës.

"Nuk mund të jemi më të qartë - Sudani po përjeton krizë urie të përmasave historike. Heshtja është shurdhuese", ceket në kumteësn e Këshillit norvegjez për refugjatë dhe partnerë të tjerë.

Nëse Sudani po e përjeton atë që ekspertët e përshkruajnë si uri, është pyetje e komplikuar, por agjencitë humanitare besojnë se bota nuk mund të presë konfirmim zyrtar para se të fillojë me ndihmën shtesë.

"Njerëzit po vdesin urie çdo ditë, ndërsa fokusi mbetet në diskutimet semantike dhe definicionet juridike", shtohet në kumtesë.

Kriteret për shpallje të krizës së urisë nënkuptojnë se katër nga 10.000 fëmijë vdesin nga uria çdo ditë apo se mbi 30 për qind e popullatës është e paushqyer. Kjo është vështirë të caktohet në situata konfliktuoze si Sudani, ku puna e organizatave humanitate është e vështirë dhe ku nuk mund të ketë qasje drejt të gjithë njerëzve.

Gjeneralët e hidhëruar rivalë nga prilli i vitit 2023 filluan luftë brutale për pushtet në Sudan. Në luftimet e prëgjakshme janë zhvendosur mbi 10 milionë njerëz dhe janë vrarë me mijëra.

Prodhimi i ushqimit është goditur rëndë. Shumë fusha janë shkatërruar, minuar apo janë dëbuar bujqit, ndërsa kafshët janë vrarë.

Sipas agjencive humanitare, mbi 25 milionë njerëz, që është mbi gjysma e populaltës, nuk kanë ushqim të mjaftueshëm.

Shumë familje hanë gjethe dhe insekte dhe kanë vetëm një shujtë në ditë, thekson Këshilli norbegjez për refugjatë.

Thirrjet për donacione e arritën vetëm gjysmën e të nebojshmes. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR