• e diel, 22 dhjetor 2024

Stuhia e re tropikale po afrohet drejt bregut lindor të SHBA-së, pritet në Karolinën e Veriut

Stuhia e re tropikale po afrohet drejt bregut lindor të SHBA-së, pritet në Karolinën e Veriut

Majami, 22 shtator 2023 (MIA) - Stuhia e re tropikale po formohet në Oqeanin Atlantik në afërsi të bregut lindor të SHBA-së dhe më vonë sot pritet të arrijë në bregun e shtetit Karolina e Veriut, publikoi Qendra kombëtare për uragane (QKU) e SHBA-së.

Moti i keq mbrëmë vonë u afrua deri te brigjet e Karolinës së Jugut dhe të Veriut me erëra maksimale prej rreth 65 km/orë.

QKU ka shpallur paralajmërim për stuhi, ndërsa në disa pjesë të bregut të Karolinës së Veriut priten dallgë të gjata deri 1,5 metra.

Edhe pse e ka arritur fuqinë e stuhisë tropikale, ende nuk u emërua dhe meteorologët e quajnë ciklon potencial tropikal 16.

QKU e definoi ciklonin potencial tropikal si dukuri që paraqet kërcënim për paraqitje të stuhisë tropikale ose uragan në afat prej 48 orëve.

Meteorologia Marija Tores, e cila është e obliguar për punë publike në QKU me seli në Majami, tha se popullata përgjatë bregut amerikan të Atlantikut, duhet ta ndjek përparimin e stuhisë, të deponojë rezerva dhe të përgatitet për arritjen e saj në breg. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR