Stoltenberg: Nëse Ukraina e humb luftën - kjo nuk do të sjellë paqe
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg mbrëmë në një konferencë për mediat në Uashington, foli për çështjen e forcimit të mëtutjeshëm të potencialit mbrojtës të aleancës ushtarake dhe ndihmës shumëpalëshe për Ukrainën e cila refuzon agresionin rus.
- Post By Fami Bajrami
- 09:05, 11 korrik, 2024
Uashington, 11 korrik 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg mbrëmë në një konferencë për mediat në Uashington, foli për çështjen e forcimit të mëtutjeshëm të potencialit mbrojtës të aleancës ushtarake dhe ndihmës shumëpalëshe për Ukrainën e cila refuzon agresionin rus.
Gjatë paraqitjes ai theksoi se NATO-ja është aleanca më e suksesshme ushtarake në histori, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni.
Stoltenbergu tha se shumica e vendeve nga buxheti i tyre kombëtar ndajnë për mbrojtje dy për qind, krahasuar me tre vjet më parë kur vetëm disa vende ndanë kaq shumë për mbrojtje.
Shefi i NATO-s theksoi edhe një herë se ndihma e vendeve anëtare për Ukrainën nuk është për të prolonguar luftën, por për ta "zgjidhur shpejt".
"Nëse Ukraina e humb luftën ajo nuk do të sjellë paqe, por do të sjellë edhe më shumë pushtimin rus. Për atë ne do ta mbështesim Ukrainën që ajo të fitojë dhe do të kërkojmë paqe të drejtë", deklaroi ai.
Sipas Stoltenbergut, Kina është madje një "ndihmës" i agresionit rus, pasi Pekini i ofron ndihmë ushtarako-teknike Moskës "si komponentët mikroelektronikë me përdorim të dyfishtë" që i mundësojnë Kremlinit ta udhëheq atë luftë për një periudhë të gjatë kohore. Stoltenbergu tha se me deklaratën e përbashkët anëtarët e NATO-s i dërguan një sinjal të qartë Kinës se një rol i tillë për Pekinin është i papranueshëm.
Deklarata përbëhet nga një fjalor i fuqishëm drejtuar kundër Kinës dhe rolit të saj si mundësues i luftës në Ukrainë.
"Mendoj se është një sinjal shumë i fuqishëm dhe shumë i qartë dhe ne po precizojmë saktësisht përgjegjësinë e Kinës kur bëhet fjalë për bashkëpunimin e saj në luftën me Rusinë", theksoi Sekretari i përgjithshëm duke shtuar se "ky është një mesazhi më i fortë deri më tani kundër Kinës e formuluar nga aleatët".
Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për atë nëse Kina do të fillojë jo vetëm me furnizim teknik por edhe të drejtpërdrejtë me armë dhe pajisje ushtarake për Rusinë, Stoltenberg tha se kjo do të shkaktojë një shqetësim të madh në Perëndim. Ai ka bërë të qartë se në atë rast do të ndërmerren sanksione të caktuara kundër Kinës që do të ndikojnë në reputacionin e këtij vendi në botë.
Në përgjigjen e pyetjes për atë se si mund të ndryshohet roli i SHBA-së në aleancë pas zgjedhjeve presidenciale në nëntor të këtij viti, shefi i NATO-s shprehu bindje se SHBA-ja do të vazhdojnë të luajnë një rol liderësh në aleancë edhe në të ardhmen, sepse ajo është në përputhje me interesat kombëtare në këtë vend.
Stoltenberg madje theksoi se në Uashington u takua me ligjvënësit amerikanë të cilët e bindën edhe një herë se në SHBA ekziston mbështetje e fuqishme dypartiake për NATO-n dhe mbështetje për Ukrainën.
Stoltenbergu e quajti NATO-n, aleancën ushtarake më të suksesshme në histori. Ai theksoi edhe një herë se aleanca ka për qëllim të përfshijë Ukrainën në radhët e saj në të ardhmen.
Foli edhe për çështjen se pse NATO hapi zyrën e saj përfaqësuese në Jordani, duke theksuar se aleanca reagoi në sfidat e mundësive që vijnë nga Lindja e Afërt dhe Afrika e Veriut.
Theksoi se NATO ka hapur një departament të ri për analizat e përbashkëta në Poloni, ndërsa më parë deklaroi se liderët e NATO-s janë dakorduar për një pako ndihme për Ukrainën e cila parashikon krijimin e një qendre të komandës në Gjermani, marrëveshje dypalëshe të sigurisë me vendet aleate, pako të re të ndihmës ushtarake dhe harmonizimit operacional. rq/
Foto: arkivi i MIA-s