• e enjte, 11 korrik 2024

Starmer: Marrëveshja e sigurisë mes Britanisë së Madhe dhe BE-së do të jetë në dobi edhe për NATO-n

Starmer: Marrëveshja e sigurisë mes Britanisë së Madhe dhe BE-së do të jetë në dobi edhe për NATO-n

Uashington, 10 korrik 2024 (MIA) - Marrëvshja e sigurisë mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian do të jetë në dobi të NATO-s, deklaroi kryeministri britanik Kir Starmer në takimin e Aleancës.

Duke folur në vigjilje të samitit në Uashington me rastin e 75 vjetorit të NATO-s, Starmer deklaroio se plani për lidhje më të afërta me Brukselin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë është me vërtetë i rëndësishëm për Britaninë e Madhe", transmeton Politiko.

"Mendoj se ka hapësirë për përmirësimin e marrëdhënieve tona të mbrojtjes dhe sigurisë me BE-në dhe mendoj se është në dobi të NATO-s. Aleanca ende është gur-themeli i mbrojtjes në Evropë", tha ai.

Partia Laburiste njoftoi se dëshiron marrëveshje të re me BE-në që të përfshijë shtrirje më të gjerë në tema, duke përfshirë fusha, siç jan energjia, zinxhirët e furnizimit, pandemitë dhe migracioni. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR