• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deklarata përfundimtare e Samitit të NATO-s në Uashington: Angazhim i palëkundur për mbrojtjen kolektive

Deklarata përfundimtare e Samitit të NATO-s në Uashington: Angazhim i palëkundur për mbrojtjen kolektive

Bruksel, 11 korrik 2024 (MIA) - NATO është unike në solidaritetin e saj në lidhje me luftën brutale agresive në kontinentin evropian dhe në një kohë kritike për sigurinë, ajo konfirmon marrëdhënien e qëndrueshme transatlantike midis kombeve tona, duke mbetur forumi i vetëm, thelbësor dhe i nevojshëm transatlantik për konsultim, koordinim dhe veprim për të gjitha çështjet që lidhen me sigurinë individuale dhe kolektive të vendeve anëtare, sipas deklaratës përfundimtare të Samitit të Aleancës të mbajtur në Uashington gjatë tre ditëve të fundit.

"E formuar për të ruajtur paqen, NATO mbetet aleanca më e fortë në histori. NATO është aleancë mbrojtëse. Angazhimi ynë për të mbrojtur njëri-tjetrin dhe çdo centimetër të territorit aleat në çdo kohë, siç përcaktohet në nenin 5 të Marrëveshjes së Uashingtonit, mbetet i palëkundur. Do të vazhdojmë të ofrojmë mbrojtjen tonë kolektive kundër të gjitha kërcënimeve dhe nga të gjitha drejtimet, në mënyrë që të përmbushim tre detyrat themelore të NATO-s për zbrasjen dhe mbrojtjen, parandalimin dhe menaxhimin e krizave dhe sigurinë bashkëpunuese. Së bashku ne jemi të lidhur me vlerat e përbashkëta: liria individuale, të drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i së drejtës. I përmbahemi të drejtës ndërkombëtare dhe qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe jemi të përkushtuar për të ruajtur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla", bëhet e ditur në dokumentin.

Në deklaratën theksohet se Ballkani Perëndimor dhe rajoni i Detit të Zi janë me rëndësi strategjike për Aleancën, kështu që ajo mbetet e angazhuar fuqimisht për sigurinë dhe stabilitetin e tyre.

"Do të vazhdojmë të avancojmë dialogun tonë politik dhe bashkëpunimin praktik me Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të mbështesim reformat, paqen dhe sigurinë rajonale dhe të luftojmë ndikimet keqdashëse, duke përfshirë dezinformimin dhe kërcënimet hibride dhe kibernetike nga aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë. Vlerat demokratike, sundimi i së drejtës, reformat e brendshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë jetike për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin euroatlantik, dhe ne shohim përparim të vazhdueshëm në këtë drejtim, thuhet në dokumentin, duke shtuar se NATO mbetet e përkushtuar për angazhimin e vazhdueshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë përmes Forcave të Kosovës të kryesuara nga NATO (KFOR).

Krerët e NATO-s vërtetojnë edhe mbështetjen e vazhdueshme të përpjekjeve rajonale aleate që synojnë ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe lundrimit të lirë në rajonin e Detit të Zi, në përputhje me Konventën Montresë të vitit 1936.

"Mirëpresim aktivizimin e Grupit të punës për masat e heqjes së minave nga Deti i Zi nga tre aleatët nga rajoni. Më tutje do të monitorojmë dhe vlerësojmë zhvillimet në rajon dhe do të përmirësojmë vetëdijen tonë me fokus të veçantë në kërcënimet ndaj sigurisë sonë dhe mundësitë potenciale për bashkëpunim më të ngushtë me partnerët tanë në rajon. NATO mbështet aspiratat euroatlantike të vendeve të interesuara në këtë rajon, potencohet në dokumentin.

Në deklarata mirëpritet Suedia si anëtare e 32-të e Aleancës, duke theksuar se çdo komb ka të drejtë të zgjedhë aranzhmanet e veta të sigurisë dhe vërtetohet përkushtimi i politikës së dyerve të hapura të NATO-s në përputhje me nenin 10 të Marrëveshjes së Uashingtonit.

"Pushtimi i plotë rus i Ukrainës ka prishur paqen dhe stabilitetin në zonën euroatlantike dhe ka dëmtuar seriozisht sigurinë globale. Rusia mbetet kërcënimi më i rëndësishëm dhe i drejtpërdrejtë për sigurinë e aleatëve. Terrorizmi, në të gjitha format dhe manifestimet e tij, është kërcënimi më i drejtpërdrejtë asimetrik për sigurinë e qytetarëve tanë dhe për paqen dhe prosperitetin ndërkombëtar. Kërcënimet me të cilat përballemi janë globale dhe të ndërlidhura, potencohet në deklaratën.

Në dokumentin gjithashtu theksohet se NATO po ndërmerr hapa shtesë për të forcuar zbrapsjen dhe mbrojtjen dhe të mbështetjes afatgjatë për Ukrainën në mënyrë që ajo të mund të mbizotërojë në luftën e saj për liri dhe të thellojë partneritetet e NATO-s.

Lidhur me mbështetjen e Kievit, bëhet e ditur se "një Ukrainë e fortë, e pavarur dhe demokratike është jetike për sigurinë dhe stabilitetin e zonës euroatlantike."

"Lufta e Ukrainës për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht kontribuon drejtpërdrejt në sigurinë euroatlantike. Mirëpresim paralajmërimet e aleatëve për t'i siguruar Ukrainës sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore, si dhe aftësi të tjera ushtarake, thuhet në deklaratën.

Si shprehje e mbështetjes së Ukrainës, krerët theksojnë se kanë vendosur të krijojnë "Ndihmë dhe trajnim të Sigurisë së NATO-s për Ukrainën" (NSATU) për të koordinuar sigurimin e pajisjeve dhe trajnimit ushtarak në vend, riafirmojnë premtimin e ndihmës afatgjatë të sigurisë për Ukrainën duke siguruar pajisje ushtarake, ndihmë dhe trajnim, propozojnë krijimin e një Qendre të Përbashkët të Analizës, Trajnimit dhe Edukimit NATO-Ukrainë (JATEC) dhe mirëpresin vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm për të emëruar përfaqësues të lartë të Aleancës në Ukrainë.

"Mbështesim plotësisht të drejtën e Ukrainës për të zgjedhur aranzhmanet e saj të sigurisë dhe për të vendosur për të ardhmen e saj, pa ndërhyrje të jashtme. E ardhmja e Ukrainës është në NATO. Ukraina është bërë më e ndërveprueshme dhe e integruar politikisht me Aleancën. Mirëpresim përparimin konkret që Ukraina ka bërë që nga Samiti i Vilniusit në reformat e nevojshme demokratike, ekonomike dhe të sigurisë. Derisa Ukraina vazhdon këtë punë jetike, ne do të vazhdojmë ta mbështesim atë në rrugën e saj të pakthyeshme drejt integrimit të plotë euroatlantik, duke përfshirë anëtarësimin në NATO. Ne konfirmojmë se do të jemi në gjendje t'i bëjmë ftesë Ukrainës për t'u bashkuar me Aleancën kur Aleatët të dakordohen dhe të përmbushen kushtet, thuhet në deklaratë, duke shtuar se të gjitha këto vendime të kombinuara me aktivitetet e vazhdueshme të aleatëve përbëjnë "urë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO."

Dokumenti gjithashtu thekson se Rusia mban përgjegjësinë e vetme për luftën e saj agresive kundër Ukrainës dhe shkeljen e hapur të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë Kartën e OKB-së, dhe se nuk mund të ketë pandëshkueshmëri për abuzimet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga forcat dhe zyrtarët rusë, krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të së drejtës ndërkombëtare.

"Rusia është përgjegjëse për vdekjen e mijëra civilëve dhe shkaktoi dëme të mëdha në infrastrukturën civile. I dënojmë fuqimisht sulmet e tmerrshme të Rusisë ndaj popullit ukrainas, duke përfshirë ato ndaj spitaleve më 8 korrik. Rusia duhet menjëherë t'i japë fund kësaj lufte dhe të tërheqë plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj nga Ukraina në përputhje me rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Asnjëherë nuk do të njohim aneksimet e paligjshme të territorit ukrainas nga Rusia, duke përfshirë Krimenë. Gjithashtu i bëjmë thirrje Rusisë të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Republika e Moldavisë dhe Gjeorgjisë, të stacionuara atje pa pëlqimin e tyre", bëhet e ditur në tekstin.

Deklarata gjithashtu thekson se Rusia kërkon të rikonfigurojë rrënjësisht arkitekturën e sigurisë euroatlantike dhe përbën një kërcënim për aleatët në planin afatgjatë.

"Rusia po rivendos dhe zgjeron kapacitetet e saj ushtarake dhe vazhdon të shkelë hapësirën ajrore dhe me aktivitetet provokuese. Qëndrojmë në solidaritet me të gjithë aleatët e prekur nga këto veprime. NATO nuk kërkon konfrontim dhe nuk përbën kërcënim për Rusinë. Ne mbetemi të gatshëm të mbajmë kanale komunikimi me Moskën për të zbutur rrezikun dhe për të parandaluar përshkallëzimin, thuhet në dokument, duke dënuar "retorikën e papërgjegjshme

bërthamore" të Rusisë dhe vendosjen e paralajmëruar të armëve bërthamore në Bjellorusi si "frikësim strategjik".

Krerët e NATO-s u bëjnë thirrje të gjitha vendeve të mos ofrojnë asnjë lloj ndihme për agresionin rus dhe shprehin dënimin e të gjithë atyre që ndihmojnë dhe kështu zgjasin luftën e Rusisë në Ukrainë. Bjellorusia, e cila "vazhdon të mundësojë këtë luftë duke vënë në dispozicion territorin dhe infrastrukturën e saj", si dhe Koreja e Veriut dhe Irani, të cilat "nxisin luftën agresive të Rusisë kundër Ukrainës duke siguruar mbështetje të drejtpërdrejtë ushtarake për Rusinë, të tilla si municione dhe dronë, duke prekur seriozisht sigurinë euroatlantike".

"Dënojmë fuqimisht eksportin e predhave të artilerisë dhe raketave balistike të Koresë së Veriut, të cilat janë në kundërshtim me rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe ne vërejmë me shqetësim të madh thellimin e lidhjeve midis Koresë së Veriut dhe Rusisë. Çdo transferim i raketave balistike dhe teknologjisë përkatëse nga Irani në Rusi do të përbënte përshkallëzim të rëndësishëm", theksohet në deklaratën.

Lidhur me Kinën, theksohet se vendi është bërë "nxitës vendimtar i luftës ruse kundër Ukrainës përmes të ashtuquajturit "partneritet pa kufizime" dhe mbështetjes së saj të madhe për bazën industriale ruse të mbrojtjes, gjë që rrit kërcënimin që Rusia paraqet për fqinjët e saj dhe për sigurinë euroatlantike.

"I bëjmë thirrje Republikës Popullore të Kinës, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me përgjegjësi të veçantë për të mbështetur qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, të ndërpresë të gjithë mbështetjen materiale dhe politike për përpjekjet ushtarake të Rusisë. Kjo përfshin transferimin e materialeve me përdorim të dyfishtë, të tilla si komponentët e armëve, pajisjet dhe lëndët e para që shërbejnë si inpute në sektorin e mbrojtjes të Rusisë. Republika Popullore e Kinës nuk mund të mundësojë luftën më të madhe në Evropë në historinë e fundit pa ndikuar negativisht në interesat dhe reputacionin e saj", theksohet në dokumentin.

Në të më tutje theksohet se Kina "vazhdon të paraqesë sfida sistematike për sigurinë euroatlantike", përmes aktiviteteve të përsëritura kibernetike dhe hibride me qëllim të keq, duke përfshirë dezinformimin, ndërsa i bëri thirrje Pekinit të mbetet i përkushtuar ndaj sjelljes së përgjegjshme në hapësirën kibernetike.

"Jemi të shqetësuar për zhvillimin e aftësive dhe aktiviteteve hapësinore të Republikës Popullore të Kinës. I bëjmë thirrje Republikës Popullore të Kinës të mbështesë përpjekjet ndërkombëtare për të promovuar sjellje të përgjegjshme në Gjithësi. Republika Popullore e

Kinës vazhdon të zgjerojë dhe diversifikojë me shpejtësi arsenalin e saj bërthamor me mbushje të shumëfishta dhe një numër më të madh të sistemeve të sofistikuara të shpërndarjes. I bëjmë thirrje RP të Kinës që të angazhohet në diskutime për zvogëlimin strategjik të rrezikut dhe të promovojë stabilitetin përmes transparencës. Mbetemi të hapur për angazhim konstruktiv me Republikën Popullore të Kinës, duke përfshirë ndërtimin e transparencës reciproke në mënyrë që të mbrohen interesat e sigurisë së Aleancës, theksohet në deklaratën, me ç'rast potencohet se vendet anëtare forcojnë vetëdijen, elasticitetin dhe gatishmërinë e përbashkët për t'u mbrojtur kundër "taktikave dhe përpjekjeve të Kinës për të ndarë Aleancën".

Udhëheqësit e NATO-s theksojnë gjithashtu se konfliktet dhe paqëndrueshmëria në Afrikë dhe Lindjen e Mesme ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e Aleancës dhe partnerëve të saj dhe kontribuojnë në zhvendosjen e detyruar, inkurajimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe migrimin e paligjshëm.

"Aktivitetet destabilizuese të Iranit ndikojnë në sigurinë euroatlantike. Ambiciet dhe politikat e Republikës Popullore të Kinës vazhdojnë të sfidojnë interesat, sigurinë dhe vlerat tona. Thellimi i partneritetit strategjik midis Rusisë dhe Republikës Popullore të Kinës dhe përpjekjet e tyre të ndërsjella për të minuar dhe riformuar rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, janë shkak për shqetësim të thellë. Përballemi me kërcënime hibride, kibernetike, hapësinore dhe të tjera dhe aktivitete keqdashëse nga aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë.

Pjesëmarrësit e samitit mirëpresin faktin se më shumë se dy të tretat e vendeve anëtare kanë përmbushur angazhimin e tyre për të ndarë të paktën dy për qind të PBB-së në shpenzimet vjetore të mbrojtjes dhe përgëzon ata aleatë që e kanë arritur këtë qëllim, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut.

"Shpenzimet e mbrojtjes nga aleatët evropianë dhe Kanadaja u rritën për 18 për qind në vitin 2024, rritja më e madhe në dekadat e fundit. Ata gjithashtu po investojnë më shumë në objektet moderne dhe po rrisin kontributin e tyre në operacionet, misionet dhe aktivitetet e NATO-s. Riafirmojmë angazhimin tonë të qëndrueshëm për të zbatuar plotësisht zotimin e investimeve të mbrojtjes, siç u ra dakord në Vilnius, dhe pranojmë se nevojitet urgjentisht më shumë për të përmbushur në mënyrë të qëndrueshme detyrimet tona si aleatë të NATO-s, bëjnë të ditur krerët e Aleancës në deklaratën e përbashkët.

Në Dokumentin gjithashtu theksohet përkushtimi për forcimin e mbrojtjes kolektive dhe forcimin e zbrapsjes dhe mbrojtjes së NATO-s kundër të gjitha kërcënimeve dhe sfidave dhe për këtë qëllim, bëhen angazhime për të kryer trajnime dhe stërvitje më të shpeshta dhe më të

mëdha, për veprime urgjente për të rritur kapacitetet në përputhje me Procesin e Planifikimit të Mbrojtjes së NATO-s me fokus në municionet luftarake dhe mbrojtjen ajrore dhe raketore, për të forcuar komandën dhe kontrollin e Aleancës, për të rritur aftësinë e forcave të armatosura për t'iu përgjigjur kërcënimeve, për trajnime, ushtron dhe integron forcat e përparuara tokësore të NATO-s në plane të reja, për të shfrytëzuar plotësisht anëtarësimin e Finlandës, për të përshpejtuar integrimin e Gjithësisë në plane, stërvitje dhe operacione në fusha të shumëfishta, për të krijuar një qendër të integruar të mbrojtjes kibernetike, për të forcuar mbrojtjen e infrastrukturës kritike nënujore dhe për të përmirësuar aftësinë për të penguar, zbuluar dhe për t'iu përgjigjur kërcënimeve, për të investuar në kapacitetet tona të mbrojtjes kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore, dhe për të përshpejtuar zbatimin e standardeve të NATO-s dhe për të përafruar standardet e nevojshme masat për rritjen dhe forcimin e interoperabilitetit.

Më tutje theksohet angazhimi për përmirësimin e Mbrojtjes së Integruar Ajrore dhe Raketore të NATO-s dhe angazhimin për parandalimin bërthamor si gur themel i sigurisë së Aleancës.

"Pozicioni i NATO-s për parandalimin dhe mbrojtjen bazohet në një përzierje të përshtatshme të aftësive të mbrojtjes bërthamore, konvencionale dhe raketore, të plotësuara nga hapësira dhe aftësitë kibernetike. Do të përdorim mjete ushtarake dhe joushtarake në mënyrë proporcionale, koherente dhe të integruar për të penguar të gjitha kërcënimet ndaj sigurisë sonë dhe për t'u përgjigjur në mënyrën, kohën dhe qëllimin që zgjedhim", shtohet në deklaratën.

Krerët e Aleancës theksojnë se bashkëpunimi industrial i mbrojtjes është një pjesë kritike e parandalimit dhe mbrojtjes dhe mbështetjes së qëndrueshme të aleatëve për Ukrainën, kështu që ata angazhohen të vazhdojnë të zvogëlojnë dhe heqin pengesat për tregtinë dhe investimet e mbrojtjes midis aleatëve.

Sipas tyre, elasticiteti kombëtar dhe kolektiv është bazë thelbësore për parandalim dhe mbrojtje të besueshme dhe përmbushje efektive të detyrave themelore të Aleancës në kushtet kur aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë përdorin veprime gjithnjë e më agresive hibride kundër aleatëve.

"Përsërisim se operacionet hibride kundër aleatëve mund të arrijnë nivelin e sulmit të armatosur dhe mund të bëjnë që Këshilli i Atlantikut të Veriut t'i referohet nenit 5 të Marrëveshjes së Uashingtonit. Do të vazhdojmë të zhvillojmë kapacitetin tonë individual dhe kolektiv për të analizuar dhe kundërshtuar dezinformatat armiqësore të aktivitetet e

dezinformimit. NATO koordinon ngushtë me aleatët dhe partnerët. Kemi rritur mekanizmat tanë të gatishmërisë dhe shkëmbimit dhe kemi forcuar përgjigjet tona të përbashkëta, veçanërisht në komunikimin strategjik, shtohet në tekstin.

Në fushën e kërcënimeve hibride, theksohet se Rusia ka intensifikuar aktivitetet e saj agresive hibride kundër aleatëve, të cilat përfshijnë sabotimin, aktet e dhunës, provokimet në kufijtë aleatë, instrumentalizimin e migrimit të parregullt, aktivitetet kibernetike me qëllim të keq, ndërhyrjet elektronike, fushatat e dezinformimit dhe ndikimin politik me qëllim të keq, si dhe detyrimin ekonomik.

"Këto aksione përbëjnë kërcënim për sigurinë e aleatëve. Kemi marrë vendim për masa shtesë për t'iu kundërvënë kërcënimeve ose veprimeve hibride ruse individualisht dhe kolektivisht dhe do të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë, thuhet në dokument, duke theksuar vendosmërinë e Aleancës për të kufizuar dhe parandaluar aktivitetet agresive të Rusisë dhe aftësinë e saj për të kryer veprime destabilizuese ndaj NATO-s dhe aleatëve, dhe deri në Samitin e ardhshëm, do të punojmë për zhvillimin e rekomandimeve për qasjen strategjike të Aleancës ndaj Moskës. Më tej theksohet se lufta kundër terrorizmit mbetet thelbësore për mbrojtjen kolektive të NATO-s, prandaj riafirmohet angazhimi i vendeve anëtare për të vazhduar kundërshtimin, pengimin, mbrojtjen dhe përgjigjen ndaj kërcënimeve dhe sfidave të paraqitura nga terroristët dhe organizatat terroriste.

"Me qëllim që të forcojmë më tej rolin e NATO-s në luftën kundër terrorizmit, ne mbështetëm udhëzimet e përditësuara për politikën kundër terrorizmit të NATO-s dhe planin tonë të përditësuar të veprimit për të forcuar rolin e NATO-s në luftën e bashkësisë ndërkombëtare kundër terrorizmit," thuhet në deklaratë.

Krerët theksojnë gjithashtu angazhimin për forcimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit praktik me partnerët, duke u bazuar në respektin, përfitimin dhe interesin e ndërsjellë, si çelësi për forcimin e stabilitetit, ndikimin pozitiv në mjedisin e sigurisë globale dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare.

"Bashkimi Evropian mbetet partneri i vetëm dhe thelbësor për NATO-n. Bashkëpunimi NATO-BE ka arritur nivele të pashembullta. Bashkëpunimi praktik është forcuar dhe zgjeruar në fushat e hapësirës, hapësirës kibernetike, klimës dhe mbrojtjes, si dhe teknologjive të reja. Në kontekstin e Ukrainës, bashkëpunimi NATO-BE është bërë më i rëndësishëm. NATO njeh vlerën e një mbrojtjeje më të fortë dhe më të aftë evropiane që kontribuon pozitivisht në sigurinë transatlantike dhe globale dhe është plotësuese dhe ndërvepruese me NATO-n, thuhet në

deklaratë, duke theksuar se partneriteti strategjik midis NATO-s dhe BE-së është thelbësor për përfshirjen e plotë të aleatëve që nuk janë anëtarë të BE-së në përpjekjet e mbrojtjes së Bashkimit.

Në fushën e bashkëpunimit të partneritetit, theksohet gjithashtu bashkëpunimi me Australinë, Japoninë, Zelandën e Re dhe Korenë e Jugut për të adresuar sfidat e përbashkëta të sigurisë.

"Indo-Paqësori është i rëndësishëm për NATO-n, duke qenë se zhvillimet në atë rajon ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë euroatlantike. Mirëpresim kontributin e vazhdueshëm të partnerëve tanë të Azisë dhe Paqësorit në sigurinë Euroatlantike. Po forcojmë dialogun për të adresuar sfidat ndër-rajonale dhe për të përmirësuar bashkëpunimin tonë praktik... Këto projekte do të përmirësojnë aftësinë tonë për të punuar së bashku në interesat e përbashkëta të sigurisë", shtohet në tekstin.

Deklarata gjithashtu theksoi mundësinë e bashkëpunimit për çështje me interes të ndërsjellë me vendet e fqinjësisë jugore të NATO-s për të nxitur siguri dhe stabilitet më të madh në Lindjen e Mesme dhe Afrikë për të kontribuar në paqen dhe prosperitetin në rajon.

Krerët e Aleancës gjithashtu theksojnë angazhimin për përshpejtimin e transformimit digjital në mënyrë që të jenë në gjendje t'u përgjigjen kërcënimeve aktuale dhe të ardhshme dhe të ruajnë avantazhin teknologjik të NATO-s, si dhe të forcojnë përpjekjet për të adresuar ndryshimet klimatike dhe për të forcuar sigurinë energjetike.

"Energjia është me rëndësi kritike për mundësimin e detyrave themelore të NATO-s dhe operacioneve ushtarake. Ne jemi të angazhuar për të siguruar një furnizim të sigurt, fleksibël dhe të qëndrueshëm të energjisë, përfshirë karburantin, për forcat tona ushtarake. NATO dhe aleatët po përshtaten me tranzicionin e energjisë në mënyrë koherente dhe të koordinuar. Ndërsa përshtatim Aleancën tonë me tranzicionin e vazhdueshëm të energjisë, do të sigurojmë aftësinë ushtarake, efektivitetin dhe ndërveprimin, shtohet në tekstin.

Deklarata gjithashtu thekson angazhimin për arritjen e agjendave ambicioze të NATO-s për barazinë gjinore, mbrojtjen e civilëve dhe të mirave kulturore dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare humanitare.

"U shprehim repsekt të gjithë atyre që punojnë pa u lodhur për sigurinë tonë kolektive dhe nderojmë të gjithë ata që paguan çmimin përfundimtar ose u plagosën për të na ruajtur të sigurta ne dhe familjet e tyre. 75 vjet më parë, NATO u themelua për të ruajtur paqen dhe për të promovuar stabilitetin në zonën euroatlantike. Mbetemi të palëkundur në vendosmërinë

tonë për të mbrojtur një miliardë qytetarët tanë, për të mbrojtur territorin tonë dhe për të ruajtur lirinë dhe demokracinë tonë. Aleanca jonë i ka qëndruar provës së kohës. Vendimet që kemi marrë do të sigurojnë që NATO të mbetet themeli i sigurisë sonë të përbashkët", potencohet në deklaratën.

Krerët e NATO-s gjithashtu falënderojnë Sekretarin e Përgjithshëm në detyrë Jens Stoltenberg për "udhëheqjen e tij të jashtëzakonshme" gjatë dekadës së kaluar në krye të Aleancës dhe shprehin mbështetjen e tyre të plotë për pasardhësin e tij, Mark Rute.

"Shprehim mirënjohjen tonë për mikpritjen bujare të ofruar nga Shtetet e Bashkuara. Mezi presim të takohemi përsëri në Samitin tonë të radhës në Hagë, Holandë, në qershor të vitit 2025, të pasuar nga një takim në Turqi", shtohet në deklaratën përfundimtare nga Samiti i NATO-s në Uashington.

Si shtojcë e deklaratës është edhe teksti i "Premtimit të ndihmës afatgjatë të sigurisë për Ukrainën" me të cilën vërtetohet "angazhimi i palëkundur" për të mbështetur Ukrainën si shtet sovran, demokratik, i pavarur dhe forcat e saj në përballjen me agresionin rus.

"Për këtë qëllim, synojmë të sigurojmë financim minimal themelor prej 40 miliardë eurosh gjatë vitit të ardhshëm dhe të sigurojmë nivele të qëndrueshme të ndihmës së sigurisë në mënyrë që Ukraina të mbizotërojë, duke marrë parasysh nevojat e Ukrainës, procedurat tona përkatëse të buxhetit kombëtar dhe marrëveshjet dypalëshe të sigurisë që aleatët kanë lidhur me Ukrainën. Krerët e shteteve dhe qeverive do të rivlerësojnë kontributin e aleatëve në samitet e ardhshme të NATO-s, duke filluar me Samitin e NATO-s në Hagë në vitin 2025", bëhet e ditur në tekstin.

Në angazhimin theksohet përkushtimi për të ndihmuar Ukrainën në furnizimin me pajisje ushtarake dhe mbulimin e kostove të mirëmbajtjes, logjistikës dhe transportit të saj, trajnimit ushtarak dhe mbështetjes ushtarake dhe sigurimin e investimeve dhe mbështetjes për infrastrukturën dhe industrinë e mbrojtjes ukrainase.

"Për të ndarë në mënyrë të drejtë barrën e kësaj mbështetjeje, Aleatët do të përpiqen ta përmbushin këtë premtim përmes kontributeve proporcionale, duke përfshirë dhe marrë parasysh pjesën e tyre të PBB-së së Aleancës. Aleatët do të njoftojnë NATO-n për mbështetjen e dhënë në lidhje me këtë premtim dy herë në vit, me raportin e parë që përfshin kontributet e dorëzuara pas 1 janarit të vitit 2024. Mbi këtë bazë, Sekretari i Përgjithshëm do të sigurojë pasqyrë për të gjitha kontributet e raportuara të aleatëve. Krahas mbështetjes ushtarake të përfshirë me këtë premtim, aleatët synojnë të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje politike, ekonomike, financiare dhe humanitare për Ukrainën", konstatohet në premtimin. 

foto: arkivi i

QËNDRONI TË LIDHUR