• e premte, 22 nëntor 2024

Opozita kosovare do t'i dërgojë në Kushtetuese ligjet për Këshillin e prokurorëve dhe Komisionit për mediume

Opozita kosovare do t'i dërgojë në Kushtetuese ligjet për Këshillin e prokurorëve dhe Komisionit për mediume

Prishtinë, 11 korrik 2024 (MIA) - Dy partitë më të mëdha opozitare në Kosovë, PDK dhe LDK paralajmëruan se do t'i dërgojnë në Gjykatë kushtetuese ligjet për Këshillin e prokurorëve (KPK) dhe për Komisionin e pavarur për mediume (KPM), të cilat sot u miratuan në Kuvendin e Kosovës me votat e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (VV), lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Shefi i grupit të deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri përmes kumtimit në Fejsbuk tha se përmes votimit të këtyre ligjeve tentojnë t'i robërojnë dhe nënshtrojnë këto institucione të pavarura.

"Përpjekjet e përsëritura të kësaj qeverie për t'i robëruar dhe nënshtruar institucionet e pavarura të drejtësisë, si dhe t'i kontrollojë mediumet dhe lirisë së fjalës, morën formë të vendimit me miratim të dy ligjeve në mbledhjen e sotme", shkroi Tahiri.

Deputeti i partisë opozitare shtoi se me kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së ligjeve për përmendura do të sigurojë "të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës".

Partia e dytë mëe  madhe opozitare parlamentare, LDK gjithashtu vlerëson se votimet e sotme e reflektojnë tendencën e robërimit jokushtetues të institucioneve të pavarura në shtet. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR