• e premte, 12 korrik 2024

Bajden paralajmëroi pako të re të ndihmës amerikane për Ukrainën, në vlerë prej 225 milionë dollarëve

Bajden paralajmëroi pako të re të ndihmës amerikane për Ukrainën, në vlerë prej 225 milionë dollarëve

Uashington, 11 korrik 2024 (MIA) - Presidenti amerikan, Xhozef Bajden sot gjatë tkaimit me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski paralajmëroi pako të re të ndihmës amerikane për Ukrainën prej 225 milionë dollarëve, kumtoi Departamenti amerikan i Shtetit.

Kjo pako përfshin sistem raketor Patriot, municion për sistemet nacionale avancuese raketore tokë-ajër, raketa kundërajrore "Stinger", municion për sisteme raketore me lëvizshmëri të lartë, plumba artilerik prej 155 mm dhe 105 mm, raketa dhe pajisje me lansim gypor, sisteme anti-tank "Xhavelin" dhe AT-4, municion për armatim të vogël dhe pajisje të tjera.

Kjo është pakoja e tetë e ndihmës për Ukrainën, kumtoi DASH. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR