• e premte, 22 nëntor 2024

Konjufca: Deklaratat për rrezik nga një sulm i ri nga Serbia janë për ndërkombëtarët, jo për ta frikësuar popullin

Konjufca: Deklaratat për rrezik nga një sulm i ri nga Serbia janë për ndërkombëtarët, jo për ta frikësuar popullin

Prishtinë, 11 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, lidhur me deklaratën e tij para disa ditëve se Serbia po trajnon grupe për sulm të mundshëm të ri në Kosovë, tha se këtë nuk eka bërë për t'i frikësuar qytetarët e Kosovës, por për t'i treguar komunitetit ndërkombëtar për aktivitetet serbe, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në deklaratë për mediumet pas mbledhjes së sotme të Kuvendit, Konjufca tha se për momentin "Kosova është mjaft e sigurt".

"Këto nuk i themi për me shkaktuar frikë, i themi me e kuptua më mirë të vërtetën. Ne nuk ja themi popullit tonë, unë nuk jam duke folur për popull, jemi duke folur për bashkësinë ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare duhet me ndëshkuar Serbinë. Ju i patë statistikat për 6 për qind është rritur numri i të huajve që vijnë në Kosovë dhe turistëve do të rritet edhe më shumë, Kosova është shumë e sigurt, institucionet janë stabile edhe të gatshme me ju kundërvu çfarëdo tendence që vjen nga Serbia", ka thënë Konjufca.

Më tutje ai ka shtuar se ka grupe të cilat e kanë për synim destabilizimin e Kosovës.

"Për që ka grupe të cilat e kanë për synim për me destabilizuar Kosovën, ato ne nuk mundemi me rrejt e as me mashtru kërkon. Ato ekzistojnë janë të strehuara në Serbi. Sa i përket brenda Kosovës situata kurrë nuk ka qenë më në kontroll. Grupe nga brenda Kosovës të cilat munden me destabilizuar Kosovën kurrë nuk kanë qenë më të dobëta dhe janë në shpartallim e sipër. Prej Serbisë ku ushtrojnë ata, ku marrin armët ku gjejnë strehim ato janë të konfirmuara edhe prej institucioneve tona të sigurisë. E institucionet tona të sigurisë na i bartin neve krerëve të shtetit dhe na tregojnë që ato grupe ekzistojnë. Ku ekzistojnë, ku trajnohen dhe cili është qëllimi i tyre”, u shpreh tutje Konjufca, teksa ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare ta ndëshkojë Serbinë për tendencat për destabilizim të Kosovës", tha Konjufca.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës theksoi se edhe komuniteti ndërkombëtar e din se Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës.

Megjithatë, shtoi ai, "Kosova asnjëherë nuk ka qenë më e gatshme për t'iu kundërpërgjigjur çfarëdo lloj sfide të sigurisë".

Konjufca para disa ditëve deklaroi se Serbinë duhet parë si rerzik, jo vetëm për Kosovën, por edhe për tërë stabiliteitn dhe paqen në Ballkanin Perëndimor.

"Nëse Serbia mbetet e pandeshkaur për agresionin terrorist në Banjskë, që u krye në shtator të vitit të kaluar, atëherë Serbia mund ta prësërisë atë skenar, por në pëmasa shumë më të mëdha", deklaroi të martën Konjufca. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR