Spasovski vendosi lule në memorialin në Mostar për nder të presidentit të ndjerë Boris Trajkovski
- Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot në Mostar të Bosnja e Hercegovinës, në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, vendosi lule në memorialin e aksidentit në Rotimle, në një ceremoni shtetërore me rastin e 19 vjetorit nga vdekja tragjike e presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski dhe delegacionit që e shoqëronte.
- Post By Sara Ademi
- 16:11, 26 shkurt, 2023

Shkup, 26 shkurt 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot në Mostar të Bosnja e Hercegovinës, në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, vendosi lule në memorialin e aksidentit në Rotimle, në një ceremoni shtetërore me rastin e 19 vjetorit nga vdekja tragjike e presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski dhe delegacionit që e shoqëronte.

"Njerëzit e mëdhenj nuk vdesin kurrë, ata jetojnë përgjithmonë në kujtimet e atyre që respektojnë vlerat e vërteta. I tillë ishte edhe ish presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski, i cili humbi jetën para kohe dhe tragjikisht 19 vjet më parë. Lavdi e përjetshme presidentit të dytë Boris Trajkovski!, ka shkruar Spasovski në Fejsbuk. sa/