Spasovski për "Politika": Incidenti në Banjska prek gjithë rajonin, situata po monitorohet
- Incidenti në Banjska e prek gjithë rajonin, por shërbimet e sigurisë me zgjuarsi e ndjekin situatën, mbledhin informata dhe kryejnë analiza të rregullta, tha ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski për "Politika" të Beogradit. Beson se Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja do të ndalen në rrugën e skenarëve të zinj, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
- Post By Sara Ademi
- 11:18, 26 shtator, 2023
Beograd, 26 shtator 2023 (MIA) - Incidenti në Banjska e prek gjithë rajonin, por shërbimet e sigurisë me zgjuarsi e ndjekin situatën, mbledhin informata dhe kryejnë analiza të rregullta, tha ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski për "Politika" të Beogradit. Beson se Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja do të ndalen në rrugën e skenarëve të zinj, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
"Për momentin situata e sigurisë në vend është nën kontroll, nuk ka pasoja direkte që mund të paraqesin kërcënim për sigurinë e Maqedonisë së Veriut, ndërsa qytetarët mund të jenë të qetë. Jam i bindur se partnerët tanë strategjik, BE-ja dhe SHBA-ja, nuk do të lejojnë skenarë të rinj dhe do të kryejnë presion të fuqishëm që gjendja të kthehet në normalitet", tha Spasovski për "Politika".
Ai shtoi se nëse qëllimi ynë i përbashkët është të bëhemi një rajon që do të eksportojë paqe dhe stabilitet, atëherë krizat politike nuk mund të zgjidhen me konflikte dhe ne duhet të bashkohemi me politika të përbashkëta që mund t'i zbatojmë. sa/
Foto. Arkivi i MIA-s