• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE dhe NATO do të bashkëpunojnë me Trampin për t'i zgjidhur sfidat e përbashkëta

BE dhe NATO do të bashkëpunojnë me Trampin për t'i zgjidhur sfidat e përbashkëta

Bruksel, 7 nëntor 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, sot deklaroi se me padurim pret të punojë sërish me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp për të përforcuar lidhjet transatlantike, ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute tha se do të punojë me të për të zgjidhur kërcënimin e përbashkët nga Rusia në Ukraina.

Ursula fon der Lajen përsëri e uroi Trampin për "fitoren e tij të qartë" dhe tha se me padurim pret që të bashkëpunonojnë përsëri.

"Kam përvojë në bashkëpunim me Trampin në mandatin e tij të mëparshëm. Do të analizojmë se cilat janë interesat e përbashkëta dhe do të punojmë për këtë", deklaroi Lajen pas arritjes në takimin e Bashkësisë politike evropiane në Budapest.

Lajen tha se Evropa duhet të përforcojë aftësitë e saj mbrojtëse dhe të marrë përgjegjësinë dhe të punojë për t'i kaluar sfidat.

"E ardhmja evropine është në duart tona dhe patjetër të veprojmë tani", tha Lajen. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR