Spasovski: Nëse një prej vendimeve është të punësohet interpretues për persona të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar, MPB qëndron në dispozicion
- Ministria e Punëve të Brendshme jep mbështetje absolute për këtë pjesë të inkluzivitteit të kësaj kategorie, si dhe në të jgitha llojet e kategorive të qytetarëve të cilët kanë pengesa, në mënyrë që të ndihmohet. Nëse një prej vendimeve është të punësohet interpretues në MPB, gjithsesi se qëndrojmë në dispozicion, dekalroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, lidhur me pyetjen nëse në MPB do të punësonin një interpretues për persona të shurdhër dhe ata me dëgjim të dëmtuar dhe nëse ka nevojë.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:25, 29 maj, 2023
Shkup, 29 maj 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme jep mbështetje absolute për këtë pjesë të inkluzivitteit të kësaj kategorie, si dhe në të jgitha llojet e kategorive të qytetarëve të cilët kanë pengesa, në mënyrë që të ndihmohet. Nëse një prej vendimeve është të punësohet interpretues në MPB, gjithsesi se qëndrojmë në dispozicion, dekalroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, lidhur me pyetjen nëse në MPB do të punësonin një interpretues për persona të shurdhër dhe ata me dëgjim të dëmtuar dhe nëse ka nevojë.
Ai në deklaratë për mediumet pas ngjarjes së sotme për promovimin e pilot-projektit "Servis interpretues digjital për persona të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar" nga ana e Lidhjes nacionale të personave të shurdhër dhe ata me dëgjim të dëmtuar (LNSHRMV), tha se secili qytetar në vend duhet të jetë i prëfshirë në të gjitha proceset, në mënyrë që normalisht të mund t'u qasen institucioneve për t'i kërkuar dhe re4alizuar të drejtat e veta.
Lidhur me pyetjen se si një person i shurdhër apo me dëgjim të dëmtuar mund të gjendet në MPB nëse institucioni nuk ka interpretues, Spasovski u përjgigj se prandaj ka marrë pjesë në ngjarjen e sotme, ku u promovua projekti për qasje të plotë në paraqitjen e ngjarjeve dhe në realizimin e të drejtave përmes teknologjisë digjitale dhe se MPB do t'i ndërmarrë të gjitha hapar në pajtim me tërë këtë projekt me qëllim që të mundësojë inkluzivitet të kësaj kategorie të qytetarëve.
Lidhja nacionale e personave të shurdhër dhe ata me dëgjim të dëmtuar (LNSHRMV) sot në Shtëpinë e organizaztave humanitare "Dare Xhambaz" në Shkup e promovon pilot pojektin "Servis interpretues digjital për persona të shnurdhër dhe ata me dëgjim të dëmtuar". Me të parashihet të vendosen tabletë në disa pika në institucione të caktuara, si ministritë e Punëve të Brendshme, Shëndetësisë dhe ministri të tjera. Mbi shtatë mijë persona të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar të mund të realizojnë video-thirrje drejt intepretuesve të certifikuar të gjuhës së shenjave në mënyrë që të ndihmojnë gjatë komunikimit me institucionet dhe tejkalimin e pengesave dhe keqkuptimeve me të cilat ata përballen. ab/
Фото: МИА