• e martë, 17 dhjetor 2024

Deputetët për të tretën ditë me radhë debatojnë për Propozim- buxhetin për vitin 2025

Deputetët për të tretën ditë me radhë debatojnë për Propozim- buxhetin për vitin 2025

Shkup, 16 nëntor 2024 (MIA) - Në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet, deputetët sot për të tretën ditë debatojnë për Propozim-buxhetin për vitin 2025. Nga pushteti thonë se planifikohet rritje e pensioneve, do të respektohet marrëveshja kolektive, do të ketë rritje pagash në disa sektorë, por edhe rifillim të plotë të resorit të shëndetësisë. Opozita, nga ana tjetër është e mendimit se Propozim- buxheti i Qeverisë është manipulues dhe nuk ka ndonjë vizion të qartë.

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki tha se me Propozim-buxhetin është paraparë rritje e pensioneve për 2,500 denarë në mënyrë plotësuese dhe ka përmendur se do të rriten pagat e policisë për 10 për qind.

Siç tha ai, do të ketë rritje të pagave për pesë për qind, ndërsa deri në fund të mandatit 46 për qind.

"Në Propozim buxhetin është paraparë rritje e pensioneve për 2,500 denarë në mënyrë plotësuese, pra realizohet premtimi parazgjedhor prej 5,000 denarë në vitin e parë të mandatit dhe do ta realizojmë për nëntë muaj, kështuqë për këtë nuk do të votojë Venko Filipçe dhe nomenklatura politike e tij. Ata nuk do të votojnë për rritje të pagave prej pesë për qind, ndërsa deri në fund të mandatit 46 për qind dhe do të respektohet marrëveshja kolektive. Po flisni për ngritjen e pagave në polici, ndërsa ne po themi që do t'i rrisim 10 për qind, paratë janë paraparë në buxhet", tha Kovaçki në seancë.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së Dragana Bojkovska tha se punonjësit e MPB-së do të marrin paga më të larta. Ajo shtoi se mbrojtja e mjedisit jetësor ka shënuar rritje të konsiderueshme prej 44,4 për qind për menaxhimin e mbeturinave dhe uljen e ndotjes në vlerë prej 6,4 miliardë denarë. Për funksionin e mbrojtjes, tha se janë rritur poashtu për 13,7 për qind, ndërsa mjetet për rendin dhe qetësinë publike janë rritur për 11,3 për qind dhe arrijnë 23,6 miliardë denarë.

Sipas deputetit të LSDM-së, Oliver Spasovski me buxhetin manipulues të qeverisë në rast të krizës nuk do të ketë para për t'i ndihmuar qytetarët.

"Propozim- buxheti i qeverisë është manipulues dhe nuk ka ndonjë vizion të qartë. Një buxhet i tillë i cili është projektuar në 6,5 miliardë euro është joreal, jo zhvillimor dhe është krijuar për qëllime parazgjedhore", tha Spasovski në seancë.

Ai shtoi se shteti ynë do të jetë i vetmi në rajon që nuk bën asgjë dhe nuk planifikon asgjë në vitin 2025 për konsolidimin fiskal.

"Zgjedhjet lokale po vijnë, prandaj është bërë ky buxhet i cili është jovizionar, për atë se ku duam ta shohim vendin në të ardhmen. Siç nuk mund ta shohim as në realizimin e qëllimeve strategjike. Ky propozim buxhet është manipulativ, sepse deri më tani nuk ka diçka që nuk është bërë nga pushteti dhe të mos jetë qëllim i manipulimit me opinionin vendor", tha Spasovski.

Ai tha se Ligji për buxhetin parasheh se mund të kemi deficit buxhetor prej tre për qind.

"Nëse parashikohet inflacion i ulët, do të thotë se do të ketë një rritje të ngadalësuar të pagave dhe kjo shihet nga projektimin e buxhetit, sepse vetëm tetë për qind e normës së pagës është në të gjithë sektorin publik. Nëse pushteti nuk ka disponim për rritjen e pagës minimale, mendoj se është e pabazë këtë që e propozojnë në buxhet", tha Spasovski.

Foto: printskrin, LSDM, VMRO-DPMNE

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR