• e shtunë, 29 qershor 2024

Spanja e kthen orën policore dhe masat e tjera për shkak të të rinjve

Spanja e kthen orën policore dhe masat e tjera për shkak të të rinjve
Madrid, 13 korrik 2021 (MIA) – Autoritetet spanjolle në disa pjesë të rajoneve përsëri e kthejnë orën policore, si dhe kufizimet për shoqërim dhe jetën e natës, që të parandalohet rritja e shpejtë e numrit të të saposëmurëve nga koronavirusi, përderisa varianti delta transmetohet në mesin e të rinjve të pavaksinuar në shtet. Katalonja dhe Valencia, dy rajone në bregun mesdhetar të cilat janë vatrat kryesore të epidemisë, kufizojnë grumbullimin e 10 personave dhe i kthejnë kufizimet e të gjitha aktiviteteve gjatë natës, përderisa rajoni verior i Asturias ndaloi punën e bareve. Për shkak të fillimit të verës dhe ahengjeve të organizuara me qëllim që të shënohet fundi i vitit shkollor, numri i të infektuarve me Kovid-19 në Spanjë tani është më shumë se trefish më i madh në mesin e të rinjve prej 30 vjet sa i përket mesatares. Numri i rasteve në 100.000 banorë në nivel kombëtar dje u rrit në 368 raste, deklaroi Fernando Simon, i cili koordinon me përgjigjen spanjolle të problemeve urgjente shëndetësore. Ai theksoi se, edhe pse pacientët e rinj nuk duhet të mjekohen në njësitë për mjekim intensiv, një numër i madh i rasteve me koronavirus në mesin e njerëzve të moshës nën 30 vjet dalëngadalë e rrisin shkallën e hospitalizimit. Spanja plotësisht vaksinoi më shumë se 21 milionë njerëz ose 46 për qind të popullatës së përgjithshme, por vetëm rreth 600.000 janë të moshës nën 30 vjet. fc/

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR