• e hënë, 23 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova: Të njihet dhe pranohet roli i grave në procese të vendosjes dhe formëzimit të shoqërisë

Siljanovska Davkova: Të njihet dhe pranohet roli i grave në procese të vendosjes dhe formëzimit të shoqërisë

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) -  Nuk duhet të jemi të kënaqur me atë që është arritur deri tani në fushën e barazisë gjinore, edhe pse përparimi është evident. Ne jemi të detyruar të vazhdojmë me angazhimet për barazi të të drejtave jo vetëm de jure, por edhe de fakto, sepse të drejtat e grave janë të drejta të njeriut dhe shkalla e demokracisë vlerësohet përmes realizimit të tyre. Është veçanërisht e rëndësishme të eliminohen barrierat për pjesëmarrjen ekonomike dhe lidershipin e grave. Çdoherë ka hapësirë për përmirësim. Sfidë thelbësore është njohja e rolit të gruas në proceset vendimmarrëse dhe në formësimin e shoqërisë, për të rritur ndikimin e gruas ndaj dhe në sfera të ndryshme, duke përfshirë biznesin, politikën, administratën, komunitetin akademik dhe shoqërinë civile, tha sot presidentja Gordana Siljanovska Davkova para pjesëmarrësve të Forumit Ekonomik të Gruas – Ballkan 2024.

Siljanovska Davkova u përqëndrua edhe në ngjarjet aktuale botërore, duke potencuar se gratë duhet ta ndërmarrin rolin reformues.

"Jetojmë në një kohë të krizës dhe pasigurisë së përgjithshme - të sigurisë, ekologjike, shëndetësore, ekonomike, politike, etike, morale. Jemi dëshmitarë të vatrave të mëdha të luftës, me potencial për t'u shndërruar në një kërcënim bërthamor, madje edhe në luftë të tretë botërore me fuqi shkatërruese. Katadenët më të fuqishëm paralajmërojnë kërcënime katastrofike për paqen dhe sigurinë botërore, por fjalët ikin, ndërsa plumbat fluturojnë në të gjitha drejtimet dhe godasin të pafajshmit. Skena biblike po ndodhin para syve tanë. T'ju përkujtoj, kur fokusi është në menaxhimin e krizës, gjithnjë e më pak kohë i kushtohet rritjes, zhvillimit dhe përparimit. Të drejtat themelore të njeriut janë të kërcënuara. Një botë e ndarë dhe në konflikt ka nevojë ekzistenciale për udhëheqje të përgjegjshme, vizion dhe përkushtim të plotë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Jemi dëshmitarë të krizës së lidershipit, pushtetit enorm, mungesës së ideve dhe militarizimit. Gratë duhet të marrin rolin reformues. Ato e kanë aftësinë të ngriten mbi interesin dhe fitimin personal dhe të shohin fotografinë e madhe njerëzore. Besoj se pikërisht gratë lidere në ekonomi, me energjinë e tyre, përkushtimin, vendosmërinë, shkathtësive dhe njohurive mund t'i orientojnë zhvilimet ekonomike, duke vendosur vule paqesore, të grave dhe duke promovuar dhe stimuluar politika dhe modele korrekte ekonomike dhe politike", nënvizoi presidentja.

Sipas saj, nxitja e inovacionit dhe mundësimi i zhvillimit të qëndrueshëm është një nga prioritetet më të rëndësishme lidhur me lidershipin e grave. Gratë lidere në ekonomi posedojnë përgjegjësi të dëshmuar sociale, kujdes për komunitetin dhe ekologjinë, realizimin e qëllimeve të mijëvjeçarit pa eksploatim dhe shkelje të të drejtave të punës.

"Jo më pak i rëndësishëm është edhe tranzicioni i gjelbër. Platformat globale si G100 janë të mirëserdhura për stimulimin e ndryshimeve lokale dhe kombëtare në pjesën e lidershipit të grave në politikë, ekonomi dhe konkretisht në mbështetjen e sipërmarrjes, mentorimit dhe edukimit të grave. Fuqia e rrjeteve globale në ndarjen e njohurive, burimeve dhe sistemeve mbështetëse për gratë është thelbësore në ndërtimin e gjeneratës së ardhshme të grave lidere, të cilat do të kontribuojnë në tejkalimin përfundimtar të kufijve tradicionalë në sektorët ku dominojnë meshkujt", theksoi Siljanovska Davkova.

Lidhur me Forumin, vlerësoi se këmbimi i ideve, qëndrimeve, përvojave dhe iniciativave për bashkëpunim dhe projekte të përbashkëta do ta përforcojë pozitën e grave, jo vetëm në ekonomi, por edhe më gjerë.

Forumi ekonomik i grave lidere - Ballkani 2024 do të mbahet sot dhe nesër në Shkup. Është paralajmëruar pjesëmarrje e 270 liderëve, sipërmarrësve, aktivistëve, hulumtuesve dhe akademikëve, ndërsa qëllimi i Forumit është që ta avancojë pozitën e grave në shoqërinë bashkëkohore, veçanërisht në pjesën e fuqizimit ekonomik, uljen e pabarazive gjinore dhe nxitjen e lidershipit të grave.

Përmes panel diskutimeve dhe debateve, lidere të dëshmuara dhe liderë nga Portugalia, India, Egjipti, Turqia, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Kroacia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut do të shkëmbejnë ide dhe do të ndajnë praktikat më të mira për përballje me sfidat e përbashkëta.

Forumi ka bazë rotacioni dhe selia ndryshohet çdo dy vjet në vend të ndryshëm nga Ballkani Perëndimor. E organizon Shoqata e Grave Menaxhere ELIT, Shkup dhe G100 Krahu për komunikim, përfaqësim dhe ndërmjetësim për Maqedoninë, nën franshizën globale të Women Economic Forum (WEF) dhe misionit G100 Milion. bsh/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR