Dita e dytë e vizitës së ministrit hungarez për Çështje të BE-së, Janosh Boka
- Ministri hungarez për Çështje të BE-së, Janosh Boka, i cili nga dje është për vizitë në Maqedoninë e Veriut, sot do të mbajë konferencë të përbashkët për shtyp me kolegun e tij nga RMV-ja, Orhan Murtezani. Konferenca për shtyp është caktuar për në ora 10:15.
- Post By Melahat Baftija
- 07:25, 11 prill, 2025

Shkup, 11 prill 2025 (MIA) - Ministri hungarez për Çështje të BE-së, Janosh Boka, i cili nga dje është për vizitë në Maqedoninë e Veriut, sot do të mbajë konferencë të përbashkët për shtyp me kolegun e tij nga RMV-ja, Orhan Murtezani. Konferenca për shtyp është caktuar për në ora 10:15.
Ministri hungarez dje në një deklaratë për media tha se procesi i aderimit në Bashkimin Evropian duhet të mbetet objektiv dhe të bazohet në kriteret e meritokracisë.
"Republika e Maqedonisë së Veriut është vend-kandidat që nga viti 2025 dhe besoj se vendi i duhur i vendit duhet të jetë BE-ja. Shpresoj që mosmarrëveshja ekzistuese dypalëshe me Bullgarinë të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa Hungaria është në dispozicion për të dy palët për të ndihmuar në këtë", deklaroi Janosh Boka.
Ai dje mbajti ligjëratë në Universitetin e Shkupit, në të cilin theksoi se Bashkimi Evropian ndodhet para një epoke të re dhe se nevojiten ndyshime për adaptim në realitetin e ri. mb/
Foto: MIA