• e hënë, 02 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Forum ekonomik "Fuqizimi i grave të afta për punë: Strategjitë për zhbllokimin e potencialit dhe rritjen e produktivitetit"

Forum ekonomik

Shkup, 11 prill 2025 (MIA) - Forumi ekonomik "Fuqizimi i grave të afta për punë: Strategjitë për zhbllokimin e potencialit dhe rritjen e produktivitetit" do të mbahet sot në Shkup nën organizim të Institutit për hulumtim ekonomik dhe politikë - Finance Think. 

Në ngjarje, siç njoftojnë organizatorët, fjalime hyrëse do të mbajnë presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova dhe zëvendësambasadori britanik në Maqedoninë e Veriut, Daniel Filer. 

Profesori pranë Universitetit Amerikan Kolexh Shkup, Marjan Petreski do të promovojë studimin dhe gjetjet, ndërsa në kuadër të panel diskutimit do të mbajnë fjalime ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski. qa/

Foto: Ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR