• e premte, 22 nëntor 2024

Siljanovska Davkova: Duhet të kemi patriotizëm kushtetues, t'i respektojmë dispozitat themelore të Kushtetutës

Siljanovska Davkova: Duhet të kemi patriotizëm kushtetues, t'i respektojmë dispozitat themelore të Kushtetutës

Gjevgjeli, 16 prill 2024 (MIA)  - Duhet të kemi patriotizëm kushtetues. Duhet t'i respektojmë dispozitat themelore të Kushtetutës, ndërsa sidomos të Preambulës, është një tekst i vogël që i paraprin Kushtetutës, por është filozofia e Kushtetutës kjo është memoria kushtetuese dhe juridike maqedonase. Dhe ju nuk mund të ndryshoni fakte si ato të ASNOM-it apo si ato si është krijuar shteti maqedonas, çfarë ka ndodhur më 8 shtator. Nuk mund nga ajo të ikni. Pse, përndryshe, askush nuk e bën atë. Nëse e bëni ju, të gjithë do të habiten dhe nuk do t'ju respektojnë, porositi Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente e VMRO DPMNE-së dhe koalicionit nga tubimi i sontëm në Gjevgjeli.

 Ajo shtoi se të gjitha ndryshimet kushtetuese apo pjesa më e madhe e ndryshimeve kushtetuese deri më tani nuk janë për shkak të Maqedonisë si shtet funksional dhe demokratik, sepse në Kushtetutë ka shumë zgjidhje problematike që duhet të ndryshohen.

 "Prandaj mirë duhet të mendohet përpara çdo ndryshimi kushtetues. Duhet kërkuar konsensus dhe meqenëse të gjithë tani thonë se duhen ndryshime kushtetuese, ja të them,  po, nevojiten ndryshime kushtetuese, por jo për ndryshim të  preambulës dhe për bërë nga ajo një libër telefoni dhe për të renditur të gjithë fqinjët e mundshëm, sepse askush nuk ka, ka të tjerë atje, por për të pasur një ndarje të vërtetë të pushtetit, për t'i përcaktuar mirë ingerencat, për të përcaktuar për shembull si do të jepet mandati për përbërjen e qeverisë, sepse kemi pasur probleme", nënvizoi Siljanovska Davkova.

 Shtoi se duhet një ekip ekspertësh që do të studiojë mangësitë e Kushtetutës dhe jo nga dita në ditë, por për të përgatitur një kornizë të ndryshme kushtetuese.

 Pyeti nëse kanë marrëdhënie të tilla me ata të Ilindenit apo me ata të ASNOM-it. Nuk e shoh, thotë ajo, duke theksuar se "jo vetëm që i harruan, por i mohuan".

 

Në tubimin në Gjevgjeli foli edhe kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili theksoi se Maqedonisë i duhet president, e jo, siç tha izmeqar i BDI-së.

 Ai theksii se 24 prilli është përgjigja. Dhe  fuqimisht është i bindur se do t'u ndodh popull. Sepse  për një kohë të gjatë e kanë nëvlerësuar dhe shkelur. Sepse për një kohë të gjatë e shtynë shumë mënjanë dhe  bënë vend vetëm për të tyrët nga pushteti. 

 

 Ai theksii se 24 prilli është përgjigja. Dhe  fuqimisht është i bindur se do t'u ndodh popull. Sepse  për një kohë të gjatë e kanë nëvlerësuar dhe shkelur. Sepse për një kohë të gjatë e shtynë shumë mënjanë dhe  bënë vend vetëm për të tyrët nga pushteti.  

 

Foto: VMRO-DPNE

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR