Sijarto: Hungaria do ta përshpejtojë zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor
- Shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijarto sot deklaroi se gjatë kryesimit të Hungarisë me BE-në do të përshpejtohet zgjerimi i Unionit në Ballkanin Perëndimor dhe njoftoi mbajtjen e negociatave ndërqeveritare me të gjitha pesë vendet kandidate të rajonit.
- Post By Sara Ademi
- 16:34, 26 qershor, 2024
Paris, 26 qershor 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijarto sot deklaroi se gjatë kryesimit të Hungarisë me BE-në do të përshpejtohet zgjerimi i Unionit në Ballkanin Perëndimor dhe njoftoi mbajtjen e negociatave ndërqeveritare me të gjitha pesë vendet kandidate të rajonit.
"Hungaria do të përpiqet dhe do të fillojë negociata konkrete me qeverinë e re të fortë me orientim pro-integrues të Maqedonisë së Veriut", theksoi Sijarto në konferencën e sotme të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në Paris.
Ai theksoi se me Serbinë do të hapen kapituj të ri të negociatave inkuadruese, ndërsa me Malin e Zi planifikohet të mbyllen të paktën shtatë kapituj. Ndërsa me Shqipërinë parashikohet të hapen kapitujt e parë dhe me Bosnjë e Hercegovinën të miratohet korniza negociatore.
"Hungaria, gjithashtu, ndihmon me dërgimin e ekspertëve dhe zyrtarëve të trajnuar për t'i ndihmuar ata më lehtë të gjinden në procesin e komplikuar parainkuadrues", thekson Sijarto.
Ai theksoi se integrimi i pesë vendeve ballkanike në BE është "ekonomik, si dhe interes politik dhe i sigurt i Hungarisë", investimet e të cilit në rajon arritën 2,5 miliardë euro, ndërsa tregtia nga viti 2010 është rritur katër herë dhe arrin mbi shtatë miliardë euro.
Sipas tij, Evropa Qendrore dhe Ballkani Perëndimor mund të jenë një "urë" midis Lindjes dhe Perëndimit, e cila është shumë e nevojshme "për të rivendosur bashkëpunimin midis Lindjes dhe Perëndimit bazuar në respektin reciprok dhe mund të tregojë rrugën e daljes nga periudha aktuale turbulente e krizës".
"Hungaria është e gatshme të marrë këtë rol dhe të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor", tha Sijarto. sa/
foto: EPA