• e diel, 06 tetor 2024

Shvajnshtajger: Guardiola është fajtori për rënien e futbollit gjerman

Shvajnshtajger: Guardiola është fajtori për rënien e futbollit gjerman

Berlin, 7 korrik 2023 (MIA) – Ish-futbollisti i Gjermanisë, Bastian Shvajnshtajger, ka vlerësuar se trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, është një nga fajtorët kryesorë për rezultatet e dobëta  që viteve të fundit i ka shënuar Gjermania në fushën e futbollit.

Shvajnshtajgeri tha se që nga ardhja e Guardiolës në Baern Munih, ekipi kombëtar i Gjermanisë ka filluar të humbasë shpirtin e tij luftarak dhe ta kopjojë stilin e lojës spanjolle me posedim të madh të topit.

Shvajnshtajgeri  dhe Guardiola dy vite punuan së bashku, ndërsa strategu spanjoll drejtoi klubin gjerman nga viti 2013 deri në vitin 2016.

 “Kur Pep Guardiola erdhi në Baern Munih, kur erdhi në Gjermani, të gjithë besuam se mund të luanim stilin e tij të lojës. Kemi humbur disi vlerat tona. E kemi humbur forcën në shtatë, tetë vitet e fundit dhe tani jemi më të fokusuar në pasime të sakta. Kjo është një nga arsyet”, tha Shvajnshtajgeri në një deklaratë për mediat gjermane. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR