• e enjte, 03 tetor 2024

Mesi e fitoi trofeun e 46-të në karrierën e tij

Mesi e fitoi trofeun e 46-të në karrierën e tij

Kolumbos, 3 tetor 2024 (MIA) - Kapiteni i Inter Majamit, Lionel Mesi, fitoi trofeun e 46-të në karrierën e tij. Argjentinasi me Inter Majamin u bë kampion në sezonin e rregullt në ligën MLS, duke fituar trofeun „Supporters’ Shield“.

Mbrëmë si mysafir, Inter Majami e fitoi Kolumbus Kru me 3:2 dhe siguroi vendin e parë në Lindje, duke marrë parasysh diferencën prej 11 pikë të paarritshme ndaj konkurentëve të tij më të afërt në dy ndeshje para fundit të pjesës së rregullt të sezonit në Ligën amerikane të futbollit. 

Vitin e kaluar, 37-vjeçari argjentinas fitoi Kupën e Ligës me Inter Majamin.

Mesi më parë ka luajtur edhe për PSZH-në, me të cilën ka fituar dy herë kampionatin francez dhe ka fituar Superkupën e Francës dhe për Barcelonën me të cilën ka fituar 34 trofe.

Me Argjentinën, Mesi fitoi Kupën e Botës (2022), Kopa Amerika (2021, 2024), Finalisima (2022), Lojërat Olimpike (2008) dhe Kampionatin botëror për të rinj (2005). ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR