Çellsi dhe Mudrik do të bashkëpunojnë që të konfirmohet shkaku për testin pozitiv të dopingut të futbollistit
- Ekipi i Premierligës, Çellsi pasditen e sotme është prononcuar në lidhje me testin pozitiv të dopingut të futbollistit ukrainas për lidhjen me ekipin, Mihail Mudrik.
Londër, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Ekipi i Premierligës, Çellsi pasditen e sotme është prononcuar në lidhje me testin pozitiv të dopingut të futbollistit ukrainas për lidhjen me ekipin, Mihail Mudrik.
Për doping testin pozitiv të futbollistit 23 vjeçar u bë e ditur sot në mëngjes. Në testin e tij të dopingut "A" është gjetur substanca e ndaluar. Mostra "B" pritet të hapet në ditët në vijim. Nëse testi i dytë rezulton pozitiv, lojtari përballet me skualifikim katërvjeçar.
"Edhe klubi edhe Mihali plotësisht e mbështesin programin për testimin në Asociacionin e futbollit. Të gjithë lojtarët tanë, përfshirë edhe Mihailin, rregullisht janë testuar. Mihaili kategorikisht konfirmoi se asnjëher me vetëdije nuk ka përdorur substanca të ndaluara. Tani edhe Mihaili edhe klubi bashkëpunojnë me organet kompetente për të mësuar se çka e ka shkaktuar rezultatin pozitiv nga testi. Ekipi më tej nuk do të japë komente shtesë", thuhet në njoftimin e londinezëve.
Mudrik luan për Çellsin që nga janari i vitit 2023. Këtë sezonë ka luajtuar 15 ndeshje, në të cilat ka shënuar tre gola dhe ka regjistruar pesë asistime. qa/
Foto: EPA