Shumica e automobilave në BE lëshojnë sasi të njëjtë të dioksid karbonit si para 12 viteve
- - Shumica e automobilave në Bashkimin Evropian lëshojnë sasi të njëjtë të dioksid karbonit si para 12 viteve, që nënkupton se qëllimi për zero neto emetime ende është larg, thuhet në raportin më të ri të Gjykatës Evropiane të Revizorëve (ECA).
- Post By Fitore Curri
- 12:04, 25 janar, 2024
Bruksel, 25 janar 2024 (MIA) - Shumica e automobilave në Bashkimin Evropian lëshojnë sasi të njëjtë të dioksid karbonit si para 12 viteve, që nënkupton se qëllimi për zero neto emetime ende është larg, thuhet në raportin më të ri të Gjykatës Evropiane të Revizorëve (ECA).
Sipas raportit të revizorit, emetimet reale nga automobilët konvencional, të cilët ende përbëjnë gati tre të katërtat e regjistrimeve të veturave të reja, nuk janë ulur në periudhën e përmendur.
"Gjatë dekadës së fundit, emetimet e gazrave mbetën konstante për automobilët dizel, përderisa ata janë ulur lehtë për 4,6 për qind për automobilët në benzinë", thuhet në kumtesën e revizorëve.
Në periudhën e përmendur masa e automobilave të rinj është rritur mesatarisht për 10 për qind, ndërsa fuqia e motorit për 25 për qind, që ndikon në rritjen e emetimeve të dëmshme.
ECA thekson se Bashkimi Evropian duhet "t'i përshpejtojë përpjekjet" për uljen e emetimeve të dioksid karbonit dhe se automobilët elektrikë luajnë rol kyç në atë proces. fc/
Fotografia: Arkivi