• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shukova: Do të hartohet ligji për mbrojtjen e tokës

Shukova: Do të hartohet ligji për mbrojtjen e tokës

Sveti Nikollë, 27 mars 2024 (MIA) - Në afërsi të parkut me erë Bogosllovec, Sveti Nikollë, sot me mbjelljen simbolike të fidanëve të pemëve në një nga zonat më të thata të vendit, paralajmërohet përgatitja e  Ligjit për mbrojtjen e tokës në Maqedoninë e Veriut dhe u shpall fushata madhore e pyllëzimit në zona të konsiderueshme të terrenit ekstrem dhe të zhveshur në shtet.

Aktivitetet, siç kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifiimit Hapësinor, kryhen në kuadër të projektit GEF/UNEP "Promovimi i menaxhimit të qëndrueshëm të tokës, duke forcuar kuadrin ligjor dhe institucional, duke ndërtuar kapacitete dhe duke rivendosur peizazhet malore më të cenueshme duke përmirësuar menaxhimin e zonave të mbrojtura".

Qëllimi është të adresohen boshllëqet jo vetëm në politikën kombëtare, kuadrin legjislativ dhe institucional, por edhe për të bërë përpjekje praktike në terren për të ndalur dhe parandaluar degradimin e tokës dhe shpyllëzimin në një mënyrë efektive, të pranueshme nga shoqëria dhe të qëndrueshme brenda zonave të përzgjedhura pilot.

Kjo do të kontribuojë në prezantimin, testimin dhe demonstrimin e metodave dhe qasjeve të reja për të luftuar problemet e degradimit të tokës dhe shpyllëzimit në vendin tonë, njoftojnë nga MMJPH.

“Sveti Nikolla dhe kjo zonë nuk është zgjedhur rastësisht për aksionin e sotëm. Zona e Sveti  Nikollës është një nga zonat më kodrinore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Karakterizohet nga vegjetacioni i pakët natyror, ekstremet e mëdha të temperaturës, sasia e vogël e reshjeve dhe rrymat e forta të ajrit (erërat)”, tha ministrja Shukova, duke theksuar se një nga mënyrat më të mira dhe më të qëndrueshme për mbrojtjen e tokës, luftimin e ndryshimeve klimatike dhe përmirësimin e mjedisit është pyllëzimi, pra ngritja e pyjeve të reja në sipërfaqe më të mëdha.

Por, siç tha ajo, nuk pret shumë punë sepse duhet ta rregullojmë ligjërisht zonën, sepse është i vetmi medium i mjedisit që nuk është i rregulluar ligjërisht dhe për këtë kemi filluar me hartimin e Ligjit për mbrojtjen e tokës.

“Ky ligj do të vendosë jo vetëm udhëzime për praktikat e qëndrueshme të menaxhimit të tokës, por gjithashtu do të na mundësojë të përballemi me degradimin, erozionin dhe ndotjen. Duke vendosur standarde dhe rregullore të qarta, ne synojmë të promovojmë menaxhimin e përgjegjshëm të tokës, i cili do të sigurojë një burim të shëndetshëm për prodhimin e ushqimit duke rregulluar kushtet klimatike dhe duke mbështetur sistemet e qëndrueshme të ushqimit”, shtoi Shukova.

Në kumtesë thuhet se “NP “Pyjet Kombëtare” në vazhdimësi realizon aktivitete pyllëzuese në të gjithë territorin e shtetit në përputhje me Programet dhe planet. Një sipërfaqe prej përafërsisht 500 hektarësh ripyllet çdo vit.

"Ne jemi të përfshirë në mënyrë aktive në komponentin e pyllëzimit të këtij projekti. Kjo intensifikon aktivitetet tona dhe përforcon përpjekjet për të parandaluar shkretëtirëzimin dhe degradimin e tokave dhe tokës dhe parandalon erozionin”, tha Mare Basova, ndihmës drejtoreshë e Pyjeve Kombëtare.

Realizimi i projektit mbështetet nga Fondi Global i Mjedisit (GEF), Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si përdorues përfundimtar dhe partnerë të shumtë duke përfshirë Institutin për Qeverisje të Mirë dhe Politikat Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike – IPEK. bsh/

Foto: MMJPH

QËNDRONI TË LIDHUR